Nikoliq: 97 ushtarë profesional që kanë mbushur 45 vite do të kalojnë në punë në institucionet ndëshkimore-korrektuese

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq sot bashkë me drejtorin e Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq, dha deklaratë për mediat ku u theksua kujdesi për ushtarët profesional me 45 vite të mbushura të cilët deri tani kanë qenë pjesë e Armatës.

Nikoliq theksoi se në periudhën e kaluar në kosultim me disa institucione përgjegjëse dhe me sindikatat në mbrojtje u gjet zgjidhje optimal që prek qindra ushtarë professional të cilëve u mbaron shërbimi në Armatën tonë. Ai shtoi se nga nesër 1 nëntor, 97 ushtarë professional që kanë mbërritur kufirin prej 45 vjet moshë të vazhdojnë karierën e tyre të punës në institucionet ndëshkimore-korrektuese nëpër Republikë deri në pensionimin e tyre.

„Me zjidhjen e këtij problem për rreth njëqind ushtarë profesional, tregojmë se jemi plotësisht të përkushtuar në kapacitete njerëzore dhe në motivimin e tyre, interesin dhe dëshirën për të vazhduar të japin maksimalen nga vetja, në shërbim të shtetit. Ata janë të trajnuar për këtë lloj pune dhe do të mund ta praktikojnë diturinë e tyre, gjithçka që në ta ka investuar Armata dhe shteti, edhe në vendin e ri të punës. Me këtë project sigurojmë për ushtarët profesional zgjidhje për të çështjes ekzistenciale, çështja më e rëndësishme deri në plotësimin e kushteve për pension. Në të njëjtën mënyrë, vazhdojmë që me përkushtim dhe përgjegjësi të punojmë për secilin pjesëtar i cili do të plotësojë kushtet dhe do të futet në shërbim shtetëror.” tha Nikoliq.

Drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Jovica Stojanoviq tha se është kënaqësi për të që isntitucionet ndëshkuese-korrektuese fitojnë kuadër të kualifikuar, të përgatitur dhe të gatshëm të kryejnë detyrat në vendet e reja të punës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail