Armata dhe Mbrojtja janë më të mira kur gratë dhe burrat janë njësoj të mirëpritur – Shekerinska në promovimin e Planit Kombëtar për “Gratë, Paqja dhe Siguria”

„Ne kemi treguar që iu japim mundësi shumë grave në mbrojtje dhe mendoj se kjo ka dhënë rezultate edhe në sektorë që nuk perceptohen si një mjedis me të drejta të barabarta për burrat dhe gratë. Ne kemi treguar se në tre vitet kur u sigurua anëtarësimi në NATO dhe kushte më të mira për Armatën, nuk e kemi harruar temën që ne mendojmë se është e rëndësishme – dhe kjo është që Armata dhe Mbrojtja do të jenë më të mira dhe më të forta nëse burrat dhe grate janë njësoj të mirëpritur në to“.

Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila sot në Qendrën për Trajnimin e Pilotëve në Petrovec foli në promovimin e Planit të dytë Aksional Kombëtar për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB “Gratë, Paqja dhe Siguria” dhe festimin e 20 vjetorit nga botimi i Rezolutës.

Ministrja theksoi se kjo është një temë për të cilën flitet shumë në këtë periudhë në Aleancën e NATO-s, ku ne kemi çka të kontribuojmë si rezultat, por që e gjithë puna është larg nga e mbaruara.

„Dëshiroj të përgëzoj shumë burra dhe gra në Ministri dhe Armatë që kanë bërë përpjekje serioze në dy vitet e kaluara dhe si rezultat i përpjekjeve të tyre sot ne kemi një mjedis që është shumë më i hapur për gratë, kemi gra në pozita të larta që janë shumë më të shumta dhe “Ne kemi çka të tregojmë si një anëtar i NATO-s me shembullin tonë dhe rezultatin tonë,” tha ministrja.

Në promovim fjalën e mori edhe atasheu britanik i Mbrojtjes Andy Leighton, si një përfaqësues i Mbretërisë së Bashkuar që mbështeti këtë proces, dhe Katerina Stavreska, koordinatore e Grupit të Punës për Zbatimin e Perspektivës Gjinore në Ministri, Gabrijela Gjorgjeviq, përfaqësuese e Ministrisë në selinë e NATO-s, nënkolonel Irena Blazhevska, e cila është pjesë e Shtabit Ndërkombëtar të Task Forcës Mjekësore Ballkanike dhe nënkolonel Elizabeta Naumovska, komandante e Qendrës Mjekësore Ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes ka bërë ndryshime të rëndësishme në tre vitet e fundit – është vendosur një aplikacion për të raportuar ngacmimin në vendin e punës, janë emëruar këshilltarë gjinorë të cilët tani janë prezent në të gjitha strukturat e Armatës, si edhe mbahen trajnime kundër ngacmimit gjinor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail