Ministrja Radmilla Shekerinska në Kumanovë në manifestimin përmbyllës të javës së NATO-s: Erdhën konfirmimet politike dhe ekonomike lidhur me atë se sa me rëndësi është anëtarësimi në NATO

Zëvendëskryeministrha dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot zhvilloi një vizitë pune në Kumanovë. Në kuadër të vizitës, ministrja u takua me kryetarin e komunës Maksim Dimitrievski dhe morri pjesë në manifestimin përfundimtar të Javës së suksesshme të NATO-s kushtuar anëtarësimit tonë dhe 70 vjetorit të themelimit të Aleancës.

Më pas ministrja theksoi se në javën e NATO-s arritën edhe konfirmimet politike dhe ekonomike se sa anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm për vendin tonë jo vetëm në plan të sigurisë, por edhe në planin ekonomik.

„Kohët e fundit u konfirmua se pas viteve të gjata të vlerësimeve të ulëta të kredisë ne si shtet arritëm të përmirësojmë vlerësimin e kredisë, që do të thotë se shteti, kompanitë dhe qytetarët do të jenë në gjendje të marrin mjete me kushte më të favorshme. Përveç kësaj, rritja e eksportit, rritja e investimeve të huaja direkte, dhe sidomos rënia e papunësisë, tregoi se kur vendi bën hapa real politik, menjëherë sjell rezultate pozitive ekonomike”, tha ministrja.

Ajo që na duhet tani, theksoi Shekerinska, është të vazhdojmë të përmbyllim procesin e ratifikimit dhe anëtarësimit në NATO, për të cilën jemi të bindur se do të ndodhë këtë vit, për të nisur negociatat me BE dhe të tregojmë se ky vend ka mësuar nga gabimet e veta dhe se vërtetë në periudhën e ardhshme do të sigurojë edhe një shtet më të sigurt, por edhe më shumë mundësi për të gjithë qytetarët e saj.

Qytetarët e mbledhur nga Kumanova, si dhe pjesëtarët e Armatës, patën mundësinë të shihnin një pjesë të pajisjes ushtarake dhe kapaciteteve në dispozicion të Armatës. U demonstruan gjithashtu disa nga aftësitë e mësuara nga ushtarët, të gjitha të shoqëruara nga një performancë nga orkestra dhe garda ushtarake.

Java e NATO filloi javën e kaluar dhe ka zgjatur deri më sot. Organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe partnerët e saj u mbajtën disa tribuna ku morrën pjesë mysafirë të shquar nga mbrojtja dhe nga politikat e mbrojtjes, u mbajt një koncert i përbashkët i forcave të armatosura të vendit tonë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së, Greqisë dhe Sllovenisë. Gjithashtu u organizua një ekspozitë muzeale dhe për herë të parë u promovuan pulla të veçanta kushtuar NATO-s. Java e NATO-s u pasurua edhe me shumë ngjarje të hapura në Shkup dhe në të gjithë vendin për të informuar qytetarët më afër mbi anëtarësimin në NATO dhe mundësitë që na ofrohen si vendi anëtar i 30-të i ardhshëm i Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail