Ditë e Hapur në „Krivollak“: Ndiqet ushtrimi taktik në qitje me predha dhe artilerike

Sot në kuadër të stërvitjes „Goditja Vendimtare“ në poligonin Krivollak, u realizua ushtrim taktik në qitje me predha dhe qitje artilerike me predha.

Kreu i Zyrës së Gardës Kombëtare të SHBA-së, gjenerali Xhozef Lengiel, i cili sot vizitoi pjesëmarrësit në stërvitje, tha se ishte i impresionuar dhe se kjo stërvitje do të rris mundësitë për zhvillimin e gatishmërisë dhe ndërveprimit kolektiv. Për vendin tonë tha se është një partner i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se si një vend i dedikuar për sigurinë e përbashkët, ai do të jetë një aleat i fortë në NATO.

Gjenerali Lengiel, në lidhje me poligonin e Krivollak, theksoi se ky është një kapacitet i madh që jep mundësi të mëdha për stërvitjen, nga aspekti i terrenit, madhësisë së tij dhe mundësive të qitjes.

Kolonel Igor Manasovski, drejtori i stërvitjes, theksoi se ky ushtrim dhe të gjitha aktivitetet janë rezultat i një procesi që ishte planifikuar për një vit e gjysmë me partnerët e Armatës sonë, nga Garda Kombëtare e Pensilvanisë dhe Kolorados nga Shtetet e Bashkuara dhe me forcat e armatosura të Bullgarisë, Shqipërisë, Lituanisë dhe Mali i Zi.

„Stërvitja në thelb duhet të sigurojë një rritje të nivelit të ndërveprueshmërisë dhe bashkëveprimit të të gjithë pjesëmarrësve dhe në fund të mundësojë aftësinë e të gjithë elementëve në mënyrë që ata të mund të funksionojnë bashkërisht në një operacion të përbashkët të ardhshëm me partnerët tanë “, – tha nënkoloneli Manasovski.

Ai informoi se pjesë e stërvitjes janë mbi 2.700 trupa, me më shumë se 400 automjete, si dhe avionë nga Armata jonë dhe e SHBA-së.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail