U hap “Kupa e Paqes” turneu i 11 rajonal në futboll të vogël

Ekipe nga armatat e Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë nga dita e sotme, gjatë pesë ditëve të ardhshme do të garojnë në turneun e 11 rajonal me rradhë në futboll të vogël “Kupa e Paqes”, i cili zyrtarisht u hap sot në kazermën “Goce Dellçev” në Shkup.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në hapjen e turneut, para të pranishmive, në mesin e të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Sporteve Ushtarake, si organizator i kupës së futbollit të vogël, koloneli Dora Mambi Koita, si dhe projekt menaxheri për futboll, koloneli Abdulrahem Belo, si dhe pjesëmarrësve të shumtë, u dëshiroi sukses në garat vijuese, për të cilat shprehu bindjen se do të zhvillohen në frymën sportive, pozitive dhe miqësore, sepse “vendet pjesëmarrëse dijnë të bashkëpunojnë dhe t’a respektojne Fair Play-in”.

„Dëshmoni aftësitë tuaja në fushë, në emër të paqes dhe në emër të bashkëpunimit në mes vendeve tona. Jam e bindur se me pjesëmarrjen tuaj, vendet tuaja do t’i bëni krenare, e njëherit kranarë do të na bëni edhe neve. Respektoni njëri tjetrin, luani fer dhe në fund le të fitojë ekipi më i mirë”, tha ministrja Shekerinska. Ajo shtoi se në këto gara duhet të shihet si në shansë për një kontakt më të mirë, për lidhje të ndërsjella më të ngushta në mes të ushtarëve dhe të rinjve, gjë që do të dëshmojë se edhe në garat e tilla mbizotëron fair play dhe rregulli, le të fitojë më i miri.

Koloneli Koita theksoi se kjo kupë rajonale ka të bëjë me të vërtetë me një garë të suksesshme rajonale që mbahet nga viti 2009 dhe se gjithashtu edhe kësaj rradhe si gjithmonë, pret që të gjithë pjesëmarrësit të bëjmë ç’mos që të jenë më të mirë, duke treguar respekt të ndërsjellë.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Azim Nuredin duke e shpallur këtë kupë të hapur, pjesëmarrësve u dëshiroj arritje të rezultateve sa më të mira gjatë garave, qëndrim të këndshëm dhe krijimin e shoqërive të reja.

Gara rajonale “Kupa e Paqes” do të mbahet deri më 30 gusht në sallën e sporteve “Jane Sandanski në Shkup.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail