Shekerinska në kazermat “Ilinden”: 2020 ishte viti kur arritem suksesin më të madh në mbrojtje

Sot, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska mori pjesë në hapjen e poligonit të përbashkët të qitjes të Armatës dhe MPB në kazermat “Ilinden”.
Duke iu drejtuar audiencës, Shekerinska tha se me vënien në punë të Poligonit të Qitjes, forcat e sigurisë fitojnë një kapacitet tjetër që rrit mundësitë për zhvillimin e aftësive të stafit të saj.

“Ky projekt i përbashkët me Ministrinë e Brendshme, përveç afirmimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve kryesore të sigurisë, do të thotë edhe kursim i burimeve dhe parave, por ajo që është e rëndësishme për ne si një anëtare e NATO-s është që ky poligon qitjeje të shtojë vlerë në letërnjoftimin tonë në NATO sepse do të jetë kapaciteti ynë shtetëror që do të përdoret në stërvitjet që do të zhvillojmë së bashku me anëtarët e NATO-s ose me disa nga partnerët. Jam veçanërisht e lumtur që në kushtet e një situate të deklaruar krize ku barra kryesore ra mbi autoritetet shëndetësore, por edhe mbi policinë dhe Armatën në mbështetjen e saj, ne treguam se dijmë të bashkëpunojmë si institucione që janë në krye të gjërave më të rëndësishme në vend. “, tha ministrja.

Duke iu referuar vitit të kaluar 2020, Shekerinska tha se edhe pse bota do ta kujtojë atë sipas pandemisë, për ne ky nuk ishte një vit i humbur. “Nga nesër po hyjmë në javën e fundit të vitit 2020, vit që duam ta harrojmë. Sidoqoftë, në vitin më të vështirë si vend, ne siguruam suksesin më të madh shtetëror. “Dhe në këtë 2020, që bota do ta kujtojë si të kaluar për shkak të krizës së koronës, për ne do të jetë një vit në të cilin pas 30 vjetësh maratonë arritëm të bëhemi anëtari i 30-të i aleancës më të fuqishme ushtarako-politike”, nënvizoi Shekerinska.

Ministrja shprehu shpresën se 2021 do të jetë një vit i shumë fillimeve të reja të mira, një vit në të cilin Armata dhe policia do të bashkëpunojnë më shumë në projekte dhe më pak në trajtimin e situatave të krizës.

Në hapjen e poligonit të qitjes morën pjesë gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski dhe figura të tjera të shquara nga të dy institucionet.

Poligoni i qitjes do të përdoret për stërvitje qitjeje natën dhe ditën dhe luftime urbane dhe do të përdoret jo vetëm nga specialistët e policisë por edhe nga tre batalionet elitare të Armatës – forcat speciale, zbulimi dhe inteligjenca ushtarake dhe policia ushtarake.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail