Hapja e Kampusit Veror 2014

“Sot zyrtarisht filloi njëra nga periudhat më emocionuese në vitin akademik. Në një kohë relativisht të shkurtër, secili pjesëmarrës në projektin arsimor të lartë ndërkombëtar për mbrojtje dhe siguri do të ketë mundësinë të zhvillojë dituritë e veta dhe të lidh miqësi të reja, të cilat do të ndihmojnë në ndërtimin e karierës së tyre të mëtejme”. Me këto fjalë dekani i Akademisë Ushtarake Dr. Orce Popovski filloi hapjen e Kampusit Veror 2014 në Qendrën për Trajnime “Pepelishtë”. Në hapjen u drejtua edhe Prof. Dr. Kiril Cackov, anëtar i senatit të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, i cili shprehu kënaqësinë e tij që vendi ynë është nikoqir i një aktiviteti të këtillë të rëndësishëm. Në fund të kësaj ceremonie u drejtua zëvendës ministri i Mbrojtjes, Z. Emil dimitriev i cili theksoi se deri në përgjigjen përkatës ndaj kërcënimeve bashkëkohore mund të arrihet vetëm përmes zhvillimit të bashkëpunimit rajonal dhe shumëkombësh. Vizioni i tij për këtë projekt, është të dizajnohet një platformë ku që në fillim pjesëtarët do të mësojnë si të bashkëpunojnë në një mjedis shumëkombësh, të mësojnë si të shprehin respekt ndaj njëri tjetrit, si t’i bashkojnë përpjekjet e tyre, të anulojnë dobësitë e tyre dhe të mësojnë si të respektojnë banorët vendor në terren ku do të operojnë. Në fund zëvendës ministri iu uroi pjesëmarrësve sukses në këtë aktivitetet dhe e shpalli kampusin të hapur. Kampusi Veror 2014 është i pesti me rradhë dhe mbahet nga data 10.06 deri 20.06 2014. Vendet pjesëmarrëse në kampusin e këtij viti janë Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Republika e Kosovës, Shtetet e Bashkuara, Turqia, Mali i Zi dhe Maqedonia si nikoqire. Kampusi gjithashtu ka pjesëmarrës nga Universiteti ,,Qirili dhe Metodi”, Universiteti Europian, Fakulteti i Sigurisë në Shkupit Universitetin Ndërkombëtar Sllav dhe Akademia e Biznesit – Smilenski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail