Video takim i para Vitit të Ri me pjesëtarët e Armatës që ndodhen në operacionet paqeruajtëse dhe anëtarët e familjeve të tyre

Video takimi tradicional i para Vitit të Ri i njerëzve të parë të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes me familjet e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen në operacione paqeruajtëse, këtë vit për shkak të pandemisë me “Covid-19″ u realizua tërësisht përmes video lidhjes.

Si pjesë e aktivitetit të sotëm, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësministri i mbrojtjes Bashkim Hasani, përmes një video konference iu drejtuan paqeruajtësve dhe familjarëve të tyre, duke i uruar ata për festat e ardhshme dhe duke iu dëshiruar shëndet. suksese dhe prosperitet në Vitin e RI 2021.

Duke iu drejtuar pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerali Gjurçinovski vlerësoi profesionalizmin dhe rezultatet e arritura në operacionet e paqes në të cilat këtë vit, si një anëtare e plotë e NATO-s, përveç operacioneve ekzistuese “Mbështetje e Vendosur”, “ALTHEA” dhe “UNIFIL” ka përfaqësues në dy operacione të tjera: “KFOR” në Kosovë dhe misionin e BE “EUTM” në Republikën e Afrikës Qendrore.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm u tha familjeve të paqeruajtësve që të jenë krenarë që të dashurit e tyre përfaqësojnë atdheun tonë në dritën më të mirë si ambasadorë të paqes dhe se me angazhimin e tyre fisnik ata japin një kontribut të madh në vlerësimin që kemi midis aleatëve të NATO-s.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani, në fjalën e tij drejtuar paqeruajtësve dhe familjeve të tyre, theksoi se pjesëmarrësit në misione, përmes investimit të tyre fisnik pasqyrojnë arritjet e vlerave dhe interesave të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Të dashur paqeruajtës, unë kam besim se ju do të tregoni më të mirën nga ju dhe se do të përmirësoni më tej imazhin tonë në Aleancë. Qëndroni ajo që jeni, të guximshëm, të motivuar dhe të përkushtuar për të dhënë më të mirën tuaj, por edhe për të zgjeruar dhe shkëmbyer përvojat dhe njohuritë tuaja. Ne do të qëndrojmë afër jush dhe sa herë që të ketë nevojë, ju do të keni mbështetjen dhe ndihmën tonë. Në emrin tim dhe emrin e ministres Shekerinska, më lejoni t’ju përgëzoj të gjithëve për Vitin e RI 2021 dhe festat e ardhshme me urimet më të sinqerta për shëndet dhe suksese”, tha zëvendësministri.

Përmes përfshirjes me video lidhjes, përfaqësuesit e paqeruajtësve tanë nga të gjitha operacionet shprehën motivim dhe gatishmëri të lartë për të kryer me profesionalizëm të gjitha detyrat e caktuara brenda operacioneve, për të përfaqësuar me dinjitet atdheun tonë siç u ka hije pjesëtarëve të nj ë Armate e cila është anëtare e plotë e NATO-s.

Në fund të takimit të këtij viti me paqeruajtësit, disa nga anëtarët më të rinj të familjeve performuan recitalet e tyre të këngëve dhe urimeve të Vitit të Ri.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail