Shekerinska – Xhaçka: Suksesi i Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO është sukses it ë gjithë rajonit dhe i NATO-s

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në Ministrinë e Mbrojtjes u takua me ministren e mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ndodhet për herë të parë në një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Ministrja Shekerinska theksoi se vendet e rajonit treguan se ata dinë të bashkëpunojnë, dinë të respektohen dhe dinë në momentet më të rëndësishme të japin mbështetjen e tyre të plotë.

„Republika e Shqipërisë e bëri këtë me mbështetjen e vazhdueshme për anëtarësimin tonë në Aleancën e NATO-s, por edhe me reagimin e shkëlqyer kur më 14 të këtij muaji, si vendi i tretë menjëherë pas Greqisë dhe Sllovenisë, ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Kështu veprojnë vetëm miq dhe aleatë të mirë dhe sigurohuni që ne e vlerësojmë këtë dhe e mbajmë mend,” tha ministrja Shekerinska.

Ministrja shtoi se pavarësisht se vitin e kaluar, krahas fokusit për anëtarësimin në NATO dhe BE, qeveria ka punuar intensivisht në funksionimin më të mirë të institucioneve. Ajo përmendi suksesin e Ministrisë së Mbrojtjes si një shembull i cili, sipas analizave të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të institucioneve në fushën e prokurimit publik, bëri një përparim të madh si një ndër tre institucionet e para sipas transparencës, përgjegjësisë dhe integritetit në prokurimin publik.

Ministrja Shekerinska shprehu shpresë se në vitin që shënon 10 vjetorin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe 70 vjet nga themelimi i NATO-s, Aleanca do të pasurohet me një anëtar tjetër, me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Në deklaratën e saj, ministrja Xhaçka tha se nënshkrimi i Protokollit të Anëtarësimit në NATO është një moment shumë i rëndësishëm dhe kështu i gjithë rajoni do të jetë më i sigurtë, më i qëndrueshëm dhe e ardhmja do të mund të shihet me më shumë optimizëm.

„ Shqipëria e ka parë gjithmonë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë së Veriut si një nga kushtet kryesore për të garantuar sigurinë e rajonit dhe mbështetja jonë në këtë proces të madh ishte një nga qëllimet kryesore strategjike. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO dhe për këtë arsye ne shqiptarët, por edhe ata që duan stabilitet dhe zhvillim të rajonit, shohin mundësitë e mira të fqinjëve tanë në këtë mënyrë”.

Ministri Xhaçka theksoi se qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja, gjuha, duan zhvillimin, jetën më të mirë, qetësinë dhe mjedisin e sigurt, dhe se rajoni lëviz në këtë drejtim.

Gjatë takimit, dy delegacionet diskutuan për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e mbrojtjes, kontributin e përbashkët në misionin e paqes “Mbështetje e Vendosur”, pjesëmarrjen në iniciativën e bashkëpunimit SHBA-Karta e Adriatikut dhe pjesëmarrje të pjesëtarëve të Ushtrisë sonë në stërvitjen shumëkombëshe që këtë vit do të mbahet në Shqipëri.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail