Ministrja Shekerinska: Mbrojtja dhe Armata përfshihen në aksionin për luftë kundër ndotjes

Ministria e Mbrojtjes dhe pjesëtarët e Armatës, sot në Parkun e Qytetit në Shkup, me mbjelljen e 150 fidanëve të parë nga gjithsej 320 në vend, u përfshin në aksionin për luftë kundër ndotjes së ajrit dhe mpër mbrojtjen e mjedisit jetësor.

„Sot përfshihemi në luftën kundër ndotjes që është një nga brengat më të mëdha të qytetarëve, veçanërisht ata të Shkupit. Aksioni është pjesë e politikës së qeverisë, e cila që nga viti i kaluar i detyroi të gjitha ministritë të parashikojnë brenda programeve të tyre aksione që do të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit “, tha ministrja Shekerinska, e cila aktivisht u angazhua në aksionin e sotëm. Ajo shtoi se sot gjelbërohet një pjesë e rëndësishme për banorët e Shkupit, një pjesë në të cilën të gjithë bëjnë sport dhe e shohin si mushkëritë e kryeqytetit.

Ministrja njoftoi se aksioni i cili lidhet me politikën e rritjes së bashkëpunimit ushtarako-civil, si një politikë e rëndësishme për Aleancën e NATO-s, , do të vazhdojë në Tetovë dhe Kërçovë në ditët në vijim, qytetet ku ndotja është e madhe, por edhe aty ku ushtria ka kazermat e tyre dhe pajisjet për të mbështetur këtë aksion. Ajo shtoi se qëllimi është të realizohen më shumë aksione të këtij lloji gjatë gjithë vitit.

Zëvendësministri i Mjedisit, Jani Makraduli dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov falënderuan Armatën dhe Ministrinë për përfshirjen aktive në mbrojtjen e mjedisit. Shilegov theksoi se 18,000 fidanë janë mbjellë në qytetin e Shkupit për një vit e gjysmë dhe se ky aksion do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail