Mbrojtja dhe Armata përfshihen në mënyrë aktive në aksionin e pastrimit të mjedisit jetësor

Pjesëtarët e Armatës dhe nëpunësit e Ministrisë, së bashku me ministren Radmilla Shekerinska, sot janë angazhuar në mënyrë aktive në aksionin e pastrimit të mjedisit, që synon rritjen e ndërgjegjësimit për nevojën për një mjedis më të pastër.

Aksioni u realizua në disa lokacione afër kazermave të Ilindenit, kazermat e Goce Delçevit në Aerodrom, kazerma “Gjorçe Petrov” dhe kazerma e Petrovecit në Shkup. Pastrimi u krye edhe në garnizone të tjera në të gjithë vendin – Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Prilep, Veles dhe Shtip.

„Mblodhëm qindra qese me mbeturina, të sigurohemi që të gjitha vendet të qëndrojnë të pastra edhe pasditës së sotme. Është e thjeshtë – nëse duam një shtet të pastër, nëse mbeturinat na shqetësojnë, të pushojmë së hedhuri aty ku nuk na duhet,” tha ministri.

Pjesëtarët e Armatës kanë treguar vazhdimisht se një mjedis i pastër, si një e drejtë themelore e njeriut, është prioritet për Ministrinë dhe Armatën. Në aksionin e sotëm morrën pjesë edhe njerëzit e parë të zyrës së NATO-s në Shkup dhe nga zyra e SHBA për bashkëpunim në mbrojtje.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail