Integriteti është politika e vetme e cila garanton siguri – Shekerinska hapi trajnimin për ndërtim të integritetit për udhëheqësine e lartë të MM dhe ARM

DSC_1566„Ndërtimi i integritetit është politikë e cila nuk ka alternativë tjetër, politikë e cila do të na bëjë më të fuqishëm si shtet. Integriteti krijon besim dhe sisteme të fuqishme, të cilat edhe në moment krizash japin rezultate. Duhet të krijojmë një system parimesh i cili nuk do të varet nga ajo se kush është ministër, dhe do të jetë imun ndaj çdo tentimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare – tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska në hapjen e sotme të trajnimit për ndërtim të integritetit për udhëheqësinë e lartë të MM dhe ARM.

Trajnimi për ndërtim të integritetit organizohet nga Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ligjeruesit janë ekspertë për ndërtimin e integritetit nga Akademia e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar. Në trajnim morrën pjesë udhëheqësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ARM-së.

Ministrja Shekerinska tha se çështja e transparencës është e lidhur me çështjen e integritetit dhe se lufta kundër korrupsionit kërkon një sistem i cili do të krijojë pengesa për çfarëdolloj keqpërdorimi të detyrës zyrtare.

DSC_1563„Jam e lumtur që arrijtëm për një kohë relativisht të shkurtër ta krijojmë edhe atë pjesë të uebfaqes së Ministrisë që u emërtua si „Publiku ka të drejtë të dijë”, sepse vërtetë është ashtu – publiku ka të drejtë të dijë çka bëjmë me qëllimet strategjike në shtet, publiku ka të drejtë të dijë çka bëjmë me me paratë të cilat ndahen nga qytetarët dhe paguhen në buxhetin e Maqedonisë. Transperenca jo gjithmonë është e lehtë, gjithmonë vjen me një çmim të caktuar, por në afat të gjatë çdoherë kthehet pozitivisht”, theksoi Shekerinska.

Ministrja konkludoi se edhe pse transparenca jo gjithmonë do të mirëpritet, dhe shpesh do të duket se e ka vështirësuar ditën, duhet patjetër ta dijmë se detyra jonë nuk është një sprint prej 100 metrash, por një maratonë, dhe në atë maratonë, transparenca është politika më e mirë.
Zëvendës-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Paul Edwards theksoi se procesi i ndërtimit të integritetit kërkon një kulturë pune ku secili do ta ketë të qartë se secili vendim që sillet në baza ditore duhet të jetë në të mirën e të gjithë qytetarëve, e jo vetëm të disave nga udhëheqësia. Ai shtoi se integriteti kërkon sinqeritet dhe ballafaqim me korrupsionin, ndërsa të thuash të vërtetën para udhëheqësve është njëri nga elementet e ndërtimit të kulturës së integritetit. Edwards u falënderua për mundësinë e mbajtjes së këtij kursi të rëndësishëm për udhëheqësinë e Ministrisë dhe theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Maqedonisë në realizmin e këtyre reformave kyçe në fushën e mbrojtjes.

Trajnimi për ndërtim të integritetit do të zgjasë deri të premten, ndërsa do të përfshijë ligjerata dhe ushtrime në disa tema si sjellja e nëpunsve zyrtar, sfida të liderit dhe rreziqet ushtarako-politike, menaxhimi me financat, rreziqet nga korrupsioni në pjesën e logjistikës dhe prokurimeve, rreziqet nga korrupsioni në menaxhimin e burimeve njerëzore, mediat dhe komunikimi strategjik, sfidat që dalin nga ndryshimet dhe ngjashëm.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail