Shpallet konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve profesionistë në Armatë

Ministria e Mbrojtjes sot shpalli konkurs publik për pranimin e 125 ushtarëve të rinj profesionistë për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për punë me kohë të caktuar me kontratë për punësim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetëve, me mundësi për vazhdim të saj për disa herë, në më shumë deri më 45 vite moshë.

Kushtet për aplikim të personave në konkursin publike janë si më poshtë: Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore; të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm, të kenë shërbyer vullnetarisht në shërbimin ushtarak dhe të mos jenë më të moshuar se 25 vjet në ditën e përfundimit të konkursit të shpallur.

Informata më të hollësishme lidhur me Konkursin Publik mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes www.mod.gov.mk. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rinj të shikojnë kushtet e deklaruara në shpallje dhe të aplikojnë. Afati për aplikim zgjat 15 ditë

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail