Oficerët e rinj të gatshëm të shërbejnë në Armatën e tyre – promovohet brezi i 14 i kadetëve të Akademisë ushtarake

Tridhjetë e katër kadetë të brezit të 14 të Akademisë Ushtarake, si dhe dy auditorë të gjinisë së aviacionit, sot në solemnitetin në kazermën „Goce Dellçev“ u promovuan në gradën e oficerit.

Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, kolonelët dhe nënkolonelët e pronmovuar i porositi se pikërisht përkushtimi dhe angazhimi i tyre janë dëshmi se në Armatën e republikës së Maqedonisë ka vend vetëm për më të mirët prej më të mirëve“. „Jam i sigurtë se do të përgjigjeni me dinjitet ndaj sfidës për të qenë oficer dhe se do t’i bëni krenar prindërit e tu, Maqedoninë dhe Malin e Zi që kanë bijë dhe bija si ju“, shtoi ministri, duke patur parasysh se në kuadër të brezit të 14 kanë studijuar 28 kadetë nga Republika e Maqedonisë dhe 6 kadetë nga Mali i Zi.

Para kryesisë së lartë shtetërore-ushtarake, midis të cilëve edhe presidenti i RM, Gjorgje Ivanov dhe shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, më pas zëvendës ministri i mbrojtjes, zëvendës shefi i SHP-së, sekretari shtetëror i MM-së, dekani i akademisë Ushtarake, një delegacion nga Mali i Zi dhe të tjerë, ministri Jolevski u ndal edhe në pozitën e Akademisë Ushtarake në sistemin arsimor dhe planet e ardhshme për zhvillimin e saj.

„Duke pasur parasysh se arsimi është çelësi i suksesit në çdo fushë, duke përfshirë mbrojtjen, ne në të ardhmen kemi në plan të ngrisim Akademinë Ushtarake në një qendër të respektuar rajonale për trajnimin e oficerëve me standardet e vendeve anëtare të NATO-s”, tha ai. Synimi ynë është, shtoi ministri Jolevski, që disa programe studimore në vitin e tretë dhe të katërt të Akademisë të zbatohen edhe anglisht, me çka do të mundësojë që oficerët e ardhshëm të ARM-së dhe Armatave nga vendet e rajonit të cilat arsimojnë kuadrot e tyre këtu të jenë plotësisht interoperativ me anëtaret e NATO-s.

Qëllimi i ynë, konkludoi ministri Jolevski para të pranishmive, është të kemi një Akademi Ushtarake edhe më të fuqishme e cila do të vazhdojë të prodhojë kuadro të respektuara.

Kadei i ranguar më lartë nga ky brez, nënkoloneli Nenad Dubljeviq, në emër të të gjithë kolegëve të tij u falënderua për mbështetjen që e kanë marrë nga profesorët dhe mentorët e tyre gjatë shkollimit. „Ju falënderojmë për nivelin e lartë të diturive të cila na i keni përcjellë dhe shpresojmë se do t’ju bëjmë të ndjeheni krenar me ne“, tha nënkoloneli. Duke iu drejtuar kolegëve të tij, ai tha: „Sot ëndra ynë është realitet!“.

Në ceremoni tre nënkolonelët e renditur më lartë fituan dhurata nga presidenti, ministri i mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm.

Në kuadër të brezit të 14 të Akademisë Ushtarake, me gradë nënkolonel u pasuruan 10 pjesëtare të gjinisë femërore, prej të cilave 8 nga Republika e Maqedonisë dhe 2 nga Mali i Zi.

Gjithashtu, sot, në Ministrinë e Mbrojtjes, përfaqësuesit e Malit të Zi të cilët morrën pjesë në ceremoninë solemne, realizuan takime me sekretarin shtetëror në ministri, Sasho Stefanovski, ku shprehën falënderime për mundësinë që persona nga ky vend të arsimohen në Akademinë Ushtarake në Republikën e Maqeodnisë, si dhe për ndihmën nga Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë në ndërtimin e kapaciteteve institucionale nga vetë fillimi në vitin 2006. Sekretari shterëror Stefanovski, nga ana tjetër, thaksoi se ne jemi të hapur për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, që paraqet shtyllë të zhvillimit të ndërveprimit në kontekst rajonal, por edhe në të ardhmen, në kontekst të NATO-s. Keqndjejmë që ftesa për anëtarësim në NATo ka ngecur, dhe kuptojmë se si ndjeheni, tha sekretari shtetëror, dhe shtoi se Maqedonia ndodhet në ciklin e 15 të Planit Aksional për Anëtarësim, dhe edhe në këtë drejtim ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në secilën mënyrë të mundur.

Në takim, si fusha të ardhshme në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi, janë përmendur Qendra për Trajnim të Pilotëve në Republikën e MAqedonisë e cila posedon teknologji dhe standarde të larta, si dhe Forcat Mjekësore Ballkanike të cilat janë një projekt shumë i rëndësishëm rajonal.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail