Pas 16 vjetësh, makineri të reja inxhinierike për Armatën

Janë nënshkruar marrëveshje për prokurimin e 15 makinerive inxhinierike të reja me vlerë 138 milion denarë, me çka edhe fillon modernizimi dhe pajisimi për Armatën, njoftoi sot Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, i cila vizitoi Batalionin Inxhinierik në kazermat “Ilinden”.

„Ky është investimi i parë në makineri inxhinierike në ushtri pas 16 vjetësh dhe tregon se procesi i modernizimit dhe pajisimit të Armatës ka filluar, por i njëjti nuk zbatohet vetëm për elementet ushtarakë në ushtri, por edhe për këtë pjesë inxhinierike e cila është e rëndësishme edhe për ushtrinë, por është gjithashtu e rëndësishme si mbështetje për qytetarët, shtetin, komunat”, tha ministrja. Ajo theksoi se në vitet e fundit ushtria ka ndihmuar në mënyrë të përsëritur me batalionin e saj inxhinierik në situatat e përmbytjeve, fatkeqësitë natyrore, riparimin e urave, ekzekutimin e shpërthimeve të shkëmbinjve që kërcënuan popullatën lokale.

Shekerinska shtoi se pjesa më e madhe e makinave të reja pritet të mbërrijnë në më pak se gjashtë muaj dhe një përqindje më e vogël në gjysmën e parë të 2020.

„Anëtarësimi në NATO do të ndikojë në stabilitetin tonë në aspektin e rreziqeve politike apo të sigurisë, por gjithashtu do të ndikojë në sigurinë tonë si qytetarë dhe në aspektin civil. Armata do të vazhdojë të jetë një institucion që gëzon besim të madh në mesin e qytetarëve dhe që me të vërtetë në kohë më të vështira, ndihmon më shumë”, përfundoi ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail