Pajisje të reja MABK për Armatën

Punojmë me elan të plotë dhe kapacitetet e Armatës për mbrojtje nga kërcënime specifike ndaj sigurisë së shtetit zhvillohen vazhdimisht, tha sot ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila në kazermën „Gjorçe Petrov” realizoi një kontrollë në pajisjen e re të sapoarritur për mbrojtje atomike, biologjike, kimike.

Shekerinska theksoi se kjo pajisje është jashtëzakonisht e rëndësishme si pjesë e nevojave të mbrojtjes, pajisje që është donacion nga si pjesë e e programit 3-3-3 e Komandës Evropiane të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Ajo shtoi se faza e parë nga donacioni i planifikuar për këtë vit, ndërsa donacioni i plotë do të kompletohet gjatë vitit 2020.

Pajisja përbëhet nga maska dhe costume mbrojtëse, filtra për maska, mbrojtje për këmbët, çizme mbrojtëse, shishe ajri për maskat mbrojtëse, megafonë për maska mbrojtëse dhe kompresorë ajri, ndërsa në kuadër të donacionit nga fillimi i vitit të ardhshëm është përfshirë edhe trajnimi për të gjithë pjesëtarët të cilët do ta shfrytëzojnë pajisjen.

Ministrja Shekerinska tha se Armata dhe shteti janë të përgatitur për anëtarësim të plotë në Aleancë, prej së cilës na ndajnë vetëm edhe tre ratifikime, prej të cilave dy pritet të mbarojnë këtë muaj, si dhe ratifikimi i spanjës, i cili varet nga kuvendi spanjol marrë parasysh se ky vend ndodhet në një periudhë parazgjedhore.

„Si Armatë, si ministri e Mbrojtjes dhe si shtet kemi dëshmuar partner dhe anëtare e ardhshme ku Aleanca mund të gjej mbështetje. Ndjekim rekomandimet për ritje në ndarjen për mbrojtje, ndryshojmë ligjet e mbrojtjes dhe për shërbim në Armatë të cilat ndodhen në procedurë në kuvend, ritëm rrogat, por edhe mundësitë për avancim dhe për trajnim të pjesëtarëve të Armatës dhe zgjidhim problemet me të cilat janë ballafaquar vite me rradhë “, tha ministrja. Ajo kujtoi se vitin e kaluar vizitoi edhe hapësirat e vendit tonë në selinë e NATO-s në Bruksel, hapësira kto që do ti takojnë shtetit, për të cilat do të kemi përgjegjësi të plotë dhe shprehu shpresën që përgatitjet të mbarojnë në fillim të vitit të ardhshëm.

Shekerinska informoi se bëhen përpjekje të mëdha që profesioni ushtarak të jetë akoma më tërheqës për qytetarët e rinj, me pajisje të reja, me një munër të madh mundësish për trajnime dhe me një injektim të shtuar financiar ndaj Armatës.

„Momenti kur vitin e kaluar arritëm të pranojmë pothuajse 400 ushtarë të rinj ishte pozitiv, ndërsa këtë vit shpresoj deri në fund të vitit numri do të shtohet për 250 tjerë. Dje patët rastin të shihni se e zgjidhëm plotësisht çështje e 97 ushtarëve profesional të cilët këtë vit kanë mbushur 45 vjet dhe për të gjithë siguruam vende pune të mira dhe mirë të paguara“, tha ministrja dhe shtoi se ky process është bërë me të njëjtën qasje ndaj të gjithëve, pa diskrimin, pa problem dhe pa politikë.

Në NATO, konkludoi ministrja, do të hyjmë si një vend– anëtar i cili është krenar me arritjet dhe suksesin e vet dhe shtoi se të gjithë qytetarët janë të padurueshëm ta shohin flamurin tonë para selisë së NATO-s. „Ky do të jetë investim i yni në brezat e ardhshëm, të cilët presin të ju sigurojmë ardhmëri të sigurtë dhe t’ju mundësojmë më tepër mundësi për prosperitet“, tha Shekerinska.

Ministrja shprehu mirënjohje ndaj përfaësuesve të SHBA-së për donacionin dhe porosity se partneriteti midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së është i realtë, afatgjatë dhe një nga arsyet përse shteti do të jetë pjesë e Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail