Aleanca e NATO-s në vepër – pranohet donacioni në pajisje mjekësore mbrojtëse nga Norvegjia me vlerë 200 mijë euro

Sot në kazermën “Ilinden” mbërriti faza e parë e donacionit norvegjez prej një mijë kilogramëve maska mbrojtëse, termometra, syze mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore në një vlerë totale prej rreth 200,000 euro.

Donacioni norvegjez është i dedikuar për spitalin për terren ROLE-2 të Qendrës Mjekësore Ushtarake, i cili gjithashtu është dhuruar nga Mbretëria e Norvegjisë, dhe zbatohet përmes Agjencisë për Mbështetje dhe Prokurim të NATO-s. Ky është një shembull tjetër i dobive nga anëtarësimi i vendit tonë në Aleancë dhe i mbështetjes që Aleatët po japin në këtë kohë jashtëzakonisht të ndërlikuar për shkak të pandemisë me koronavirusin.

„Sot ndodhemi në një ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, e cila tregon edhe një herë rëndësinë e anëtarësimit tonë të plotë në NATO dhe kontributin e NATO-s ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha sekretari i shtetit në Ministri, Dragan Nikoliq pas pranimit të donacionit. Nikoliq shprehu mirënjohje për donacionin dhe theksoi se me këtë veprim, Norvegjia dhe Aleanca kanë dëshmuar se ekziston një nivel i lartë solidariteti dhe bashkëpunimi midis vendeve anëtare të NATO-s. Ai shtoi se që nga fillimi i krizës së koronavirusit, Ministria dhe Armata kanë vënë në dispozicion të gjitha burimet e tyre dhe mbështetjen logjistike për shtetin në trajtimin e pandemisë.
Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Frank Bake-Jensen tha në një video mesazh se ky donacion është një simbol i falënderimi për vendin tonë, i cili konsiderohet një aleat dhe një mik shumë i mirë, dhe se vedni do të sigurojë mjetet themelore në luftën kundër KOVID – 19.

Kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, koloneli Zoran Jankoviq tha se ky ishte një aktivitet i përbashkët, në të cilin, përveç Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë, gjithashtu në proces mori pjesë edhe Agjencia e NATO-s për Mbështetje dhe Prokurim. Koloneli Jankoviq theksoi se Norvegjia është shumë aktive në fushën e mjekësisë në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe se brenda procesit të planifikimit të mbrojtjes së NATO-s flitet jo vetëm për armatime, por edhe për fushën e mjekësisë, e cila rezultoi të jetë shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë periudhë.

Për atasheun norvegjez të akredituar për vendin, nënkolonel Egil Daltueit, ky donacion është një hap tjetër në bashkëpunimin e gjatë dhe të fortë ushtarako-mjekësor midis dy vendeve.

„Ne kemi trajnuar mjekët dhe infermierët tuaj dhe kemi ndihmuar në pajisimin e mjediseve tuaja mjekësore ushtarake, siç është spitali juaj për terren. Ju keni dërguar ushtarët dhe ushtaret tuaja për të shërbyer në Afganistan në një mision të udhëhequr nga Norvegjia. Me operacionet e tyre të shkëlqyera dhe profesionale, njerëzit tuaj shpëtuan jetën e ushtarëve norvegjezë kur u plagosën rëndë nga talibanët. Këtë nuk e kemi harruar, dhe nuk do ta harrojmë. Marrëdhënia midis vendeve tona, dhe veçanërisht midis forcave tona të armatosura ndër vite është bërë shumë e ngushtë dhe miqësore. “Sot ne jemi edhe më afër se miq, jemi aleatë”, tha kolonel Daltueit.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail