Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq viziton RAKVIAK – Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë

Sekretari shtetëror Dragan Nikoliq qënndron për vizitë pune në RAKVIAK – Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë.

Si kryesues i organit më të lartë drejtues të kësaj organizate ndërkombëtare – Grupit Këshillimor Shumëkombësh, Nikoliç u takua me drejtorin e RAKVIAK, gjeneral major Jeronim Bazo, me zëvendës drejtorin, Gjeneral Majorin Slaven Zdilar, si dhe me stafin kryesor. Takimet shqyrtuan në detaje aktivitetet e programit RAKVIAK për secilën nga tre shtyllat individualisht, situatën me stafin, gjendjen financiare dhe shpërndarjen e fondeve buxhetore. Misioni, detyrat dhe qëllimet e RAKVIAK, mënyra e funksionimit dhe vendimmarrjes, nevojat e shprehura të vendeve anëtare, angazhimi i lektorëve dhe ekspertëve, si dhe interesi i pjesëmarrësve gjithashtu ishim temë diskutimi.

Bashkërisht u konkludua se RAKVIAK si e vetmja organizatë ndërkombëtare e këtij lloji është një projekt që punon përkushtimisht për rajonin. Kjo Qendër, e mbështetur nga partnerët e saj, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përmirësimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm të sigurisë midis vendeve të EJL dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit të qëndrueshëm.

„Republika e Maqedonisë së Veriut, me angazhimin e saj të fortë për bashkëpunim rajonal, gjatë periudhës në të cilën ajo po kryeson KNS, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për intensifikimin e mëtejshëm të rolit të RAKVIAK në rajon. Është detyrimi ynë tani, jo vetëm për të ruajtur nivelin e arritur, por edhe për të siguruar një bashkëpunim edhe më intensiv në fushën e sigurisë së vendeve të EJL “- tha sekretari i shtetit Nikoliq.

Për herë të parë që nga themelimi i RAKVIAK, Republika e Maqedonisë së Veriut mori kryesinë e Grupit Këshillimor Shumëkombësh (KNS) – organi më i lartë drejtues i kësaj organizate ndërkombëtare për periudhën nga tetori 2020 deri në tetor 2021, ndërsa kryesues i KNS është sekretari shtetëror Nikoliq.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail