Shefi i Forcave të Armatosura Bullgare, gjenerali Andrej Bocev viziton Ministrinë dhe Shtabin e Përgjithshëm, takohet me ministren Shekerinska

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura (FA) të Republikës së Bullgarisë, gjeneral Andrej Bocev, bëri një vizitë zyrtare dy-ditore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Armatës.

Pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjenerali Bocev u takua me nikoqirin e tij, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjururçinovski, pas së cilës u takua gjithashtu me zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Bisedimet me ministren Shekerinska u përqëndruan në thellimin e bashkëpunimit në trajnimin e forcave mjekësore, logjistikës, komunikimit, marrëdhënieve me publikun dhe trainimin e pilotëve.

Duke falënderuar për ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Aderimit të vendit tonë në NATO, ministrja Shekerinska iu referua stërvitjes së zbatuar me sukses “Goditje Vendimtare” që përfshiu Republikën e Bullgarisë dhe tha se stërvitjet e këtilla përforcojnë ndërveprueshmërinë midis ushtrive dhe rajonit dhe janë shembull i shkëlqyer për bashkepunimim rajonal dhe  nderkombëtar.

Gjatë takimit, gjeneral Gjurçinovski dhe Bocev diskutuan bashkëpunimin e vazhdueshëm ushtarak, veçanërisht në trainimin e përbashkët midis policisë ushtarake dhe njësive speciale dhe për pjesëmarrjen në stërvitjeve të përbashkëta.

Gjenerali Gjurëinovski shprehu mirënjohjen për përkrahjen në lidhje me procesin tonë të integrimit për anëtarësimin e plotë në NATO dhe mundësinë për të trajnuar oficerët tanë në institucionet më të larta arsimore ushtarake në Republikën e Bullgarisë, e cila së bashku me bashkëpunimin në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta është një bazë e mirë për përmirësimin dhe promovimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjenerali Bocev nënvizoi se bashkëpunimi midis dy ushtrive do të intensifikohet në periudhën e ardhshme me më shumë aktivitete stërvitore, transferimin e përvojave nga integrimi në NATO, si dhe në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik.

Gjatë takimit, delegacioni nga FA e Republikës së Bullgarisë u njoh me procesin e transformimit të Armatës, pjesëmarrjen në operacionet paqëruajtëse dhe kontributin në krizën e migrantëve, shfrytëzimin e kapaciteteve të PU Krivolak për aktivitete stërvitore, si dhe diskutuan mundësitë dhe format mbi bashkëpunimin e mëtutjeshëm ushtarak midis dy ushtrive.

 Gjatë vizitës, SHSHP i Forcave të Armatosura Bullgare do të takohet me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe do të vizitojë Regjimentin e Operacioneve Speciale dhe Qendrën Mjekësore Ushtarake, ku do të njihen me misionin dhe detyrat e tyre.

Delegacioni i lartë ushtarak, gjatë qëndrimit tre-ditor, gjithashtu do të ketë mundësinë të vizitojë disa nga monumentet kulturore dhe historike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe do të marrë pjesë në një ceremoni qendrore të Dielën për të shënuar Ditën e Armatës në Qendrën e Trajnimit në Ujë në Ohër.

Bashkëpunimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me FA të Republikës së Bullgarisë në vitin aktual ka mbi tridhjetë aktivitete të përbashkëta ushtarake, disa prej të cilave janë në Republikën tonë dhe një pjesë në Republikën e Bullgarisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail