NATO ndan 1.4 milion euro për të luftuar pandeminë në Maqedoninë e Veriut – solidariteti i aleatëve dhe investimet në mbrojtje, në krye të agjendës së takimit të sotëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s

Sot, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska mori pjesë në ditën e parë të punës së takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s, në nivelin e ministrave të mbrojtjes, përmes video konferencës.

Shekerinska në takim u falënderoi NATO-s për ndihmën me vlerë prej 1.4 milion euro për 60 aparate për frymëmarrje dhe pajisje shtesë mjekësore, një lëvizje që konfirmon se solidariteti dhe gatishmëria për të ndihmuar çdo aleat është pasuria më e madhe e Aleancës.

Sfidat kërkojnë një përgjigje serioze dhe për këtë arsye investimi në mbrojtje dhe ndarja e barrës financiare të sigurisë kolektive është i rëndësishëm,” u tha në takim, duke përshëndetur përparimin e shumicës së vendeve anëtare të NATO-s për arritjen e një pjese të parashikuar të 2 përqind të PBV-së të mbrojtjes. Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në angazhimin për të rritur vazhdimisht buxhetin e mbrojtjes dhe për të arritur 2% të PBV-së në vitin 2024, si dhe alokimin e 20% të buxhetit për pajisjet dhe modernizimin në vitin 2021.

Një nga temat kryesore të takimit ishte rritja e qëndrueshmërisë shoqërore, me ç’rast ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan rekomandime për ndërtimin e kapaciteteve dhe rritjen e bashkëpunimit civilo-ushtarak. “Sfidat moderne shkojnë përtej mbrojtjes dhe ushtrisë dhe kërkojnë një qasje të koordinuar dhe një përgjigje të përbashkët të të gjithë shoqërisë,” konklunduan ministrat në seancën e sotme të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

Ministrat e mbrojtjes sollën vendim për ndërtimin e një qendre hapësinore në Gjermaninë jugperëndimore, gjegjësisht në bazën Ramshtajn, duke theksuar se qëllimi i NATO-s nuk është të militarizojë hapësirën, por të rrisë ndërgjegjësimin e NATO-s për sfidat dhe gatishmërinë për t’u marrë me to.

Takimi në nivelin e ministrave të mbrojtjes vazhdon nesër, kur temat kryesore të diskutimit do të jenë misionet dhe operacionet paqeruajtëse, duke u përqëndruar në Afganistan, Irak dhe Kosovë, si dhe zbatimi i planit të Aleancës për Rezolutën 1325 të OKB-së, “Gratë, Paqja dhe Siguria”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail