Shekerinska nga gara atletike në Shkup: Garojmë së bashku drejt qëllimit – NATO, ishte e vështirë, por arritëm

Sot në Parkun e Qytetit u mbajt gara atletike e NATO-së, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes, Armata, Këshilli Euro-Atlantik dhe Federata e Atletikës, me rastin e Javës së NATO-s dhe 70-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Së bashku me qytetarët, në garë morën pjesë ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, euroambasadori Samuel Zhbogar, shefi i Zyrës së NATO-s në Shkup, koloneli Jankoviç, pjesëtarë të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

„Sot edhe simbolikisht treguam se kemi vrapuar drejt qëllimit tonë të përbashkët gjatë gjithë këtyre viteve – dhe ky qëllim është anëtarësimi në NATO, ndërsa kjo garë, fatkeqësisht ishte shumë më e vështirë se gara e sotme. Duhej një kohë e gjatë dhe kërkonte shumë përpjekje dhe heqje dorë. Megjithatë, vendi ynë ka arritur qëllimin. Ne kemi treguar se jemi të gjithë të bashkuar në dëshirën e vendit tonë për t’u bërë më mirë, për t’u bërë më të sigurtë, për t’u bërë më të begatë. Prandaj vraponim drejt NATO-s dhe për shkak të përpjekjes së madhe dhe energjisë së madhe, arritëm këtë qëllim”, tha ministrja Shekerinska.

Gara u hap nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s, Zoran Jankoviç, i cili shprehu bindjen se vendi ynë do të jetë së shpejti vendi i 30-të anëtar i Aleancës.

260 konkurrentët konkurruan në shtegjet prej tre dhe pesë kilometra. Tre pjesëmarrësit më të mirë nga gara e 3 dhe 5 km do të shpërblehen me pjesëmarrje në një maratonë ndërkombëtarë jashtë vendit. Fituesit do të shpallen nesër në Ditën e Hapur të Armatës, në Parkun e Qytetit në Shkup, tek Guaska.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail