Ushtarët tanë në UNIFIL në Liban janë të sigurtë

Ministria e Mbrojtjes shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat nga shpërthimi shkatërrues në Bejrut, Liban.

Ju informojmë se pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, janë të sigurtë.

Në misionin në Liban aktualisht janë të angazhuar tre pjesëtarë të Armatës, të cilët janë vendosur dhe kryejnë detyrat e tyre në vende të sigurta jashtë Bejrutit.

Pas lajmeve për paqeruajtësit detarë të plagosur në Misionin e Kombeve të Bashkuara në Liban, UNIFIL, anija e të cilit u godit nga një shpërthim në portin e Bejrutit, ne shprehim shpresë për një rikuperim të shpejtë të paqeruajtësve dhe mbështetje për vendet e tyre të origjinës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail