Shekerinska në takim ministror të NATO-s – diskutohet e ardhmja e misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Irak

Dita e dytë e punës e takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s qe përkushtuar të ardhmes së misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Irak.

Lidhur me Misionin e NATO-s “Mbështetje e Vendosur”, ku Maqedonia e Veriut gjithashtu kontribuon me forcat e saj, ministrat e mbrojtjes ndanë mendimin se negociatat e paqes duhet të vazhdojnë, me një kusht të qartë për të zvogëluar dhunën dhe për të respektuar kushtet e marrëveshjes së arritur më parë. Aleatët janë unanim se prania e mëtejshme e Aleancës në Afganistan bazohet në përmbushjen e disa kushteve dhe se asnjë aleat nuk do të qëndrojë në Afganistan më gjatë sesa është e nevojshme. Aleanca do të largohet nga Afganistani kur të jetë koha e duhur për këtë.

Qëndrimet e vendit tonë për misionin e NATO-s në Irak janë në përputhje me ato të ministrave të mbrojtjes të NATO-s. Me kërkesë të Qeverisë së Irakut, ministrat pritet të zgjerojnë angazhimin e tyre në këtë mision me më shumë staf për trajnimin dhe këshillimin e institucioneve të sigurisë në Irak. Misioni i zgjerimit të NATO-s do të zhvillohet në faza, në përgjigje të situatës në Irak, në mënyrë që Koalicioni Global Kundër Terrorizmit të jetë i sigurtë se ISIS nuk do të kthehet sërish në këtë vend.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail