Monitorimi i mjedisit jetësor gjatë stërvitjes “GHoditje Vendimtare” konfirmoi se nuk ka pasoja të dëmshme për natyrën, qytetarët dhe shëndetin e tyre

Monitorimi i mjedisit jetësor i kryer gjatë stërvitjes “Goditje Vendimtare” në bashkëpunim me laboratorin “AMBIKON” nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip dhe Instituti për Shëndetin Publik tregoi se gjatë stërvitjes nuk janë shkaktuar pasoja të dëmshme për natyrën, qytetarët dhe shëndetin e tyre.
Ministrja Shekerinska gjatë vizitës së sotme në Krivollak njoftoi për rezultatet e matjeve dhe theksoi se ky lloj monitorimi mjedisor do të bëhet standard gjatë kryerjes së këtyre llojeve të stërvitjeve.

Profesor Dejan Mirakovski, prorektor i Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip dhe udhëheqës i laboratorit në terren për mjedisin jetësor dhe të punës, “AMBIKON” shpjegoi në detaje monitorimin dhe rezultatet e fituara që konfirmuan faktin se nuk ka ndotje të mjedisit nga aktivitetet stërvitore.

„Monitorimi ishte permanent nga 30 maj deri më 30 qershor. Përqendrimet e grimca të ngurta të pezulluara u matën në kohë reale. Në përgjithësi, asnjë prej perimetrave të rezultateve nuk tejkalon normat e lejuara në vlerë 24-orëshe. Mesatarisht, ato shkojnë nga 20-30 mikrogramë për metër kub. Në një lokacion në kampin e ushtarëve ishte vendosur sepler gravimetrik që shërben për të kontrolluar përbërjen kimike të pluhurit. Të gjitha elementet inorganike janë analizuar – do të thotë pluhur tipik, që korrespondon me origjinën gjeologjike të substratit në zonën e Krivollakut. Asnjë nga metalet e rënda nuk tejkalon nivelin e lejuar, madje në disa vende nuk shfaqen aspak,” shpjegoi profesor Mirakovski.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail