Ministrja Shekerinska nga Kampi për Trajnime në Ujë në Ohër: Buxheti dhe rrogat në Armatë janë rritur për tre vjet me radhë

Anëtarësimi në NATO dhe buxhetet e rritura çdo vit na japin një shans të investojmë shumë më tepër në të gjitha njësitë dhe në pjesë të ndryshme specifike të Armatës sonë. Kemi treguar për tre vjet rresht që buxhetet e mbrojtjes mund të rriten, që do të thotë se mund të sigurojmë kushte më të mira, metoda më të mira pune, tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë një vizite tek pjesëtarët e Armatës në Kampin për Trajnime në Ujë të Ohrit.

Shekerinska tha se gjatë viteve të kaluara, përqendrimi kryesor ka qenë në gjërat e përditshme që do të nënkuptojnë jetë – pra, mbi pagat dhe kushtet.

„Pagat në Armatë praktikisht shënojnë rritje çdo vit. Së pari 10 përqind, pastaj 5 përqind, pastaj një rritje për civilët një 10 përqind shtesë dhe këtë vit kompensimi për qira. Nëse në vitin 2017 një ushtar profesionist sillte në shtëpi 20,000 denarë, sot me rritjen dhe kompensimin ai sjell në shtëpi më shumë se 31,000 denarë. Kjo është një rritje prej 60 përqind,” tha ministrja. Shekerinska shtoi se pagat e civilëve në Armatë me rritjen e pagës dhe shtesën për kompensim qiraje janë rritur me rreth 70 përqind.

Ndërsa buxhetet dhe të ardhurat rriten, edhe interesi për të qenë pjesë e Armatës rritet. Ministrja informoi se në konkursin e fundit për ushtarë profesionistë për 70 vende, janë paraqitur mbi 700 kandidatë, gjë që mundëson zgjedhjen e më të mirëve dhe më cilësorëve.

Në Kampin për Trajnime në Ujë, ministrja iu referua edhe blerjes së pajisjeve themelore për pjesëtarët e Armatës, uniformat dhe çizmet, për të cilat, tha ajo, qëllimi është të realizohet prokurimi i rregullt dhe rinovimi i kësaj pajisje themelore. Ajo shtoi se tre ndërtesa aktualisht janë duke u rikonstruktuar, dhe se rikonstruksione të tilla do të vazhdojnë, duke pasur parasysh që Armata zotëron ndërtesa të vjetra nga 50 deri në 60 vjet.

Shekerinska falënderoi pjesëtarët e Armatës për pjesëmarrjen në aktivitetet lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme dhe u tha atyre se si ushtarë dhe oficerë të NATO-s prej tyre pritet shumë, por ata me të drejtë do të marrin më shumë dhe më mirë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail