Për tre vjet kemi siguruar anëtarësimin në NATO dhe përfaqësim më të madh të grave në mbrojtje – Shekerinska në tryezën virtuale në Samitin Global të Grave

Këtë pasdite, ministrja Shekerinska morri pjesë në një tryezë të rrumbullakët ministrash të organizuar nga Samiti Global i Grave kushtuar pozitës së grave, specifikave të tyre të udhëheqjes dhe projekteve për barazinë e tyre sociale dhe ekonomike me burrat.

Në fjalën e saj, Ministrja Shekerinska theksoi angazhimin për të rritur përfaqësimin e grave në mbrojtje dhe Armatë dhe rezultatin e lartë të arritur.

“Unë erdha në krye të mbrojtjes tre vjet më parë me një qëllim të qartë për t’u bërë anëtar të NATO-s sa më shpejtë. Dhe ia dolëm mbanë. Por kjo nuk na ndaloi të vëmë çështjet gjinore në rendin e ditës në Ministri dhe në Armatë në të njëjtën kohë. Ne patëm sukses edhe në këtë temë – ndryshuam perceptimet se Armata është një fushë vetëm për burrat “, nënvizoi ministrja.

Shekerinska shtoi se prania e më shumë grave në Armatë dhe mbrojtje është një mesazh që gjërat kanë ndryshuar dhe se gratë kanë diçka për të kontribuar në siguri.
“ Përqindja e grave në Armatë rritet vazhdimisht, kemi trefishuar numrin e grave kolonelë dhe jemi krenar që kemi rritur numrin e grave në pozita të larta në mbrojtje nga 32 në 58 përqind, dhe numrin e kadetëve në Akademinë Ushtarake nga 23 në 48. për qind ”, tha Shekerinska.

Konferenca u hap nga presidentja e Samitit Global për Gratë Irena Natividad dhe në tryezën virtuale marrin pjesë zyrtarë të lartë qeveritarë nga më shumë se 20 vende dhe Kombet e Bashkuara, dhe avokatë të shquar për të drejtat e grave.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail