Shekerinska nga „Europa Connectivity Forum“ në Bruksel: Lëvizjet e guximshme politike dhe reformat e brendshme shpiejnë në NATO dhe BE

Ndikimi i vendimeve të guximshme politike mbi ndryshimet madhore, sizmike në shoqëritë, si dhe lidhja e shtetit tonë dhe rajonit me Evropën dhe Euroazinë ishin temat e trajtuara nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në panelin e sotëm me titull “Gjeopolitika e Lidhjes”, si pjesë e “Europa Connectivity Forum” në Bruksel.

„Vendimet politike mund vërtetë të përshpejtojnë apo ndalojnë ndryshimin sizmik dhe duke ardhur nga një vend i cili kohëve të fundit disa problem të mësdha, në problemet sizmike shoh sin ë diçka pozitive, si një mundësi, e jo rrezik. Para disa viteve vendi ynë ndodhej në një krizë politike shumë serioze– çështjet si sundimi i ligjit, liria e mediave, të drejtat e njeriut ishin të rrezikuara sistematikisht“, tha ministrja dhe shtoi se para se të mund të flasim për lidhshmërinë dhe qasjen e BE-së, fillimisht duhet të vështrojmë veten dhe rajonit tonë. Ajo theksoi se pikërisht për lëvizjet e guzimshme – Marrëveshja me Bullgarinë dhe Marrëveshja historike me Greqinë, presim që vendi ynë të bëhet anëtar i ardhshëm i NATO-s deri në fund të këtij viti, dhe të fillojë negociatat e anëtarësimit me BE në mes të tetorit.

Ajo theksoi se ky është një ndryshim sizmik për të gjithë rajonin, një ndryshim që tregon se nëse demonstrohet lidership në zgjidhjen e problemeve të vështira, mund të vijë në shprehje një realitet i ri gjeopolitik.

Ministrja kërkoi agjilitet më të madh nga strukturat evropiane në procesin e integrimit në BE me qëllim zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore në rajon pasi të gjitha vendet e rajonit po luftojnë me ndryshimin e klimës dhe ndotjen e mjedisit.

Nga pikëpamja e zhvillimit të lidhjes, ministrja përmendi që duhet të mendohet dhe të flitet për solidaritetin dhe të sigurohen mundësi të barabarta për lidhje dhe bashkëpunim.

„Bashkimi Evropian duhet të jetë më ambicioz, të kërkojë më tepër nga ne dhe të përshpejtojë hapjen e mundësive që kanë qenë gjithmonë pjesë e platformës për lidhje brenda Unionit”, përfundoi ministrja Shekerinska.

Forumi për Integrimin Evropian u hap nga Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, të cilët gjithashtu nënshkruan Partneritetin e parë Bashkimi Evropian-Japoni. Mysafirë nderi në ngjarje ishin edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviq dhe kryeministri finlandez Anti Rine.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail