Shekerinska në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall Gjerman: me udhëheqje, guxim dhe vendosmëri Maqedonia e Veriut ka arritur anëtarësimin në NATO

Takimi ministror i Këshillit të Atlantikut të Veriut të Aleancës ku merr pjesë ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, vazhdoi so me dy seanca kushtuar buxhetimit të mbrojtjes dhe misionit të Aleancës në Afganistan, „Mbështetje e Vendosur“.

Ministrja Shekerinska informoi se buxheti i mbrojtjes në dy vitet e fundit ritet, ndërsa shteti është në rrugë të drejtë që 2 përqind të parashikuar nga prodhimi bruto-vendor, të alokuar për mbrojtje, të arrihet deri vitin 2024.

Në takimin kushtuar misionit „Mbështetje e Vendosur“ në Afganistan, ministrja Shekerinska përshëndeti dhe mbështeti përpjekjet e NATO-s për vendosje të stabilitetit, sigurisë, paqes, lirisë dhe demokracisë në këtë vend. Ajo theksoi se vendi ynë do të vazhdojë të kontribuojë me pjesëtarët e vet në këtë mision ku aktualisht kemi 47 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë. Ky është një fakt që dëshmon se Maqedonia e Veriut nuk heq dorë nga pozicionet e veta dhe gjithmonë sjell vendime të cilat janë në të mirë të rajonit, të Aleancës, si dhe në nivel global.

Sot Shekerinska pati gjithashtu dy takime të veçanta me ministrat e mbrojtjes së Italisë, Elizabeta Trenta dhe Polonisë, Mariusz Błaszczak.

Në takim me ministren Trenta, Shekerinska përsëriti pozicionet e Maqedonisë së Veriut se Italia ka qenë dhe ngelet një partner jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe së shpejti edhe aleat i vendit tonë dhe se ne vlerësojmë gjithë mbështetjen e deritanishme nga Italia, veçanërisht në periudhën e kaluar kyçe për vendin tonë. Ministrja Trenta tha se mbështetja do të vazhdojë dhe se në Itali në rrjedhë e sipër është procesi i ratifikimit të Protokollit për Anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në takimin Shekerinska – Błaszczak, u konfirmua bashkëpunimi tepër i mirë dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë, e cila u rrumbullakua me ratifikimin e Protokollit për Anëtarësim të vendit tonë në Aleancë në prill të këtij viti. Ministri Błaszczak porosity se bashkëpunimi mbrojtës është i shkëlqyer dhe se kjo në të ardhmen do të thellohet edhe më tej.

Pas takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, ministrja Shekerinska do të marrë pjesë në Samitin e Brukselit të Fondit Marshall gjerman, ku do të flasë në temën e inovacionit dhe qasjes së re ndaj sigurisë.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail