Reeker dhe Johnson Shekerinskës: hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut meritojnë të shpërblehen menjëherë

Sot në Bratislavë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska u takua me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Philip Reeker dhe senatorin Ron Johnson.

Ndihmës sekretari i shtetit i SHBA, Reeker, një njohës i mirë i Ballkanit dhe një ish ambasador i SHBA-së në vendin tonë, theksoi mbështetjen e SHBA-së për perspektivën evropiane të vendit tonë.

„Maqedonia e Veriut, me hapat e saj vendimtarë dhe me zgjidhje të guximshme, meriton anëtarësimin në NATO dhe një perspektivë të qartë evropiane”, tha Reeker dhe njoftoi se SHBA janë aktive në bisedimet me aleatët evropianë mbi nevojën për një reagim pozitiv nga BE për suksesin e treguar. Reeker shprehu shpresën se Maqedonia e Veriut do të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Evropian këtë verë, dmth hapjen e negociatave me BE-në.

Senatori Xhonson gjithashtu përshëndeti mbështetjen e qytetarëve për hapat e guximshëm të Qeverisë dhe njoftoi se pret që procesi i ratifikimit të protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Senatin e SHBA-së të përmbyllet në mënyrë të shpejtë dhe efikase. Procesi i përgjithshëm i ratifikimit, tha ai, është në një rrugë të shpejtë dhe ne presim me padurim ta përfundojmë atë deri në fund të vitit.

Ministrja Shekerinska falënderoi për mbështetjen e SHBA0-së si një partner strategjik i shtetit.

„NATO me të vërtetë e mbajti fjalën. Ne kemi një proces të shpejtë dhe efikas, ratifikimet janë duke shkuar mirë. Shpresoj që Bashkimi Evropian të ndjekë këtë shembull dhe të fillojë negociatat. Anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave me BE ishin motivet kryesore për zgjidhjen e problemeve që qëndronin në rrugën drejt këtyre qëllimeve strategjike,” theksoi ministrja.

Takimet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit Reeker dhe Senatorin Johnson u mbajtën në margjinat e forumit GLOBSEC në Sllovaki, ku u diskutua e ardhmja e BE-së dhe NATO-s.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail