Në prag të takimeve të Këshillit të Atlantikut të Veriut, Shekerinska takohet me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Patrick Turner

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në Bruksel, para fillimit të takimeve të Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të mbrojtjes, u takua me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës për planifikim dhe politikë të mbrojtjes, Patrick Turner.

„Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj qëllimeve strategjike, siç është anëtarësimi në NATO, dhe për këtë arsye ne jemi plotësisht të përqendruar në reformën e mbrojtjes, dhe veçanërisht zhvillimin e Grupit të Batalionit të Këmbësorisë të Lehtë”, tha ministrja në takim. Ajo shtoi se procesi i ratifikimit po vazhdon me një shpejtësi të jashtëzakonshme duke pasur parasysh që parlamentet e 25 aleatëve, përfshirë Britaninë e Madhe dhe SHBA-në, kanë ratifikuar tashmë protokollin e pranimit.

Shekerinska shtoi se angazhimi i vendit për të rritur shpenzimet e mbrojtjes me 0.2 përqind në vit, deri në 2 përqind i PBV-së së kërkuar deri në vitin 2024 është duke u realizuar dhe se ai është gjithashtu pjesë e dokumenteve strategjikë të Ministrisë, siç është Plani i Zhvillimit Afatgjatë të aftësive mbrojtëse.

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm Turner shprehu kënaqësinë që Maqedonia e Veriut së shpejti do të jetë shteti i 30-të anëtar. Ai theksoi se vendi jo që vetëm është në rrugën e reformave, por edhe se NATO do të vazhdojë të japë mbështetjen e saj të plotë për këto procese. Turner informoi se NATO ndjek të gjitha reformat në mbrojtje, përfshirë rritjen e buxhetit të mbrojtjes, veçanërisht duke pasur parasysh që vendi po hyn në fazën e përcaktimit të pakos së re të qëllimeve si një shtet i plotë anëtar i ardhshëm.

Aktivitetet e sotme të ministres Shekerinska vazhdojnë me pjesëmarrjen në pjesën e parë nga një sërë takimesh të Këshillit të Atlantikut të Veriut të përkushtuar operacioneve dhe misioneve të Aleancës, si dhe takime bilaterale me ministrat e mbrojtjes të vendeve – anëtare të Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail