Shekerinska në panel – diskutim mbi dituri mediatike dhe dezinformim: Ne arritëm të bëhemi Ministria më transparente, kjo është baza për të luftuar dezinformimin

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, sot përmes një video konference, si folëse kryesore mori pjesë në konferencën me temë “Dituria mediatike dhe lufta kundër dezinformimit në kohë pandemie”, organizuar nga shoqata “Pse jo” dhe “SEECheck Netëork”, me mbështetje të Bashkimit Evropian, ndërsa u hap nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

„Lufta kundër dezinformimit është bërë një nga çështjet kryesore të sigurisë, jo vetëm në rajon, por edhe globalisht. “Kjo është veçanërisht e dukshme sot, kur në një kohë pandemie, rrjedha e informacioneve të vërteta dhe të sakta është thelbësore në luftën për të zvogëluar efektet e koronavirusit dhe për të shpëtuar jetë”, tha ministrja Shekerinska në një panel të titulluar “Brukseli”, pjesë e së cilës ishte edhe ish ministri i jashtëm kroat, eurodeputeti Tonino Picula.

Ministrja gjithashtu iu referua nevojës për transparencë maksimale aktive në institucione, si një mënyrë për qasje të plotë në informacion të saktë për qytetarët, e cila, nga ana tjetër, zvogëlon ndikimin e dëmshëm që mund të shkaktohet nga lajmet e rreme.

„Ministria e Mbrojtjes ka bërë përpjekje të mëdha për të rritur transparencën e saj aktive, që do të thotë shpallje proaktive e informatave, e cila gjithashtu shërben si bazë për verifikimin e fakteve. “Mbrojtja, e cila zakonisht konsiderohet si një zonë më e mbyllur, në Maqedoninë e Veriut është në vendin e parë për sa i përket transparencës, nga të gjitha institucionet në nivel shtetëror dhe lokal,” tha ministrja.

Lidhur me mënyrat për të luftuar dezinformimin, si një nga mjetet për krijimin e një shoqërie dhe qytetarë rezistent ndaj dezinformimit, ministrja veçoi diturinë mediatike, e cila duhet të jetë pjesë e procesit arsimor.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail