Ministrja Shekerinska në forumin prestigjioz GLOBSEC në Bratisllavë: NATO mbajti fjalën ndaj Maqedonisë së Veriut, tanie ka rradhën BE-ja

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot morri pjesë nëfForumin prestigjioz GLOBSEC në Bratisllavë, ku foli në panelin me temë „NATO në 80“.

Duke folur për mënyrën se si mund të përshkruhet puna e Aleancës në historinë e deritanishme, ministrja theksoi se kjo mund të përmblidhet me një fjalë – shpejtësi, veçanërisht kur bëhet fjalë për rajonin e Ballkanit.

„Si dikush që ka qenë jashtë Aleancës në vitet e fundit, ne ndoshta e vlerësojmë më shumë suksesin e saj se sa që brengosemi për dobësitë e saj. Nga përvoja jonë si shtet, por edhe personalisht, kam parë dy herë se si punon NATO, në kohë krize dhe në kohë mundësie. Në vitin 2001 pamë se si NATO morri përgjegjësinë dhe ndërmori veprim. Është bërë në kohën e duhur, me motivet e duhura, me instinktet e duhura politike dhe me partnerin e duhur – BE. Kombinimi i masave, lëvizjeve dhe politikave arriti dhe ndihmoi vendin tim”, tha ministrja. Ajo shtoi se ne e vlerësojmë atë që ofron NATO – stabilitet, prosperitet dhe sistem të bazuar në vlera.

Ministrja theksoi se për gatishmërinë e vendit tonë për të zgjidhur problemet e saj me fqinjët NATO u përgjigj me gatishmëri për të lëvizur procesin e anëtarësimit të Maqedonisë sëq Veriut në Aleancë. Ky përkushtim ndaj këtij procesi, tha ajo, mund të shihet nëpërmjet ratifikimit të shpejtë të protokollit të pranimit për anëtarësimin e vendit tonë në NATO”.

Për kontributin dhe angazhimin e SHBA në Ballkan, ministrja tha se tani ky kontribut është më i dukshëm. “Aktualisht, mbi 1.500 ushtarë amerikanë, të cilët së bashku me ushtarët tanë dhe ushtarët nga 5 vende të tjera të NATO-s mbajnë stërvitjen më të madhe ushtarake që Republika e Maqedonisë së Veriut ka patur në territorin e saj”, tha Shekerinska.

Në kontekstin e marrëdhënieve NATO-BE, Shekerinska theksoi dy qëllimet kryesore strategjike të vendit – anëtarësimin në këto dy organizata – dhe shtoi se rezultatet janë më të dukshme kur ato punojnë së bashku.

„Ajo që kemi parë në historinë tonë është se rezultatet e vërteta vijnë kur këto dy organizata, të bazuara në të njëjtat vlera dhe objektivat e njëjta strategjik, bashkëpunojnë mirë. Në historinë e vendit dhe të rajonit tonë, sa herë që ky partneritet ka punuar, të gjithë janë ndjerë më mirë dhe më të sigurtë. Ne kemi nevojë për një NATO të fortë dhe të qartë me të njëjtin mision, por ne gjithashtu kemi nevojë për një BE që do të marrë përgjegjësinë për kontinentin e saj dhe jo vetëm në aspektin e mbrojtjes “, tha ministrja.

Shekerinska theksoi se ajo pret vendimin e Këshillit Europian që duhet të miratohet lidhur me fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se ajo që vendi ynë i ka dhënë rajonit dhe BE-së është një nga sukseset e pakta që dalin nga guximi i demonstruar, por edhe nga mbështetja nga NATO dhe BE.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail