Ministria e Mbrojtjes do të ndajë bursa për studentë në fusha me rëndësi për mbrojtjen

„Nga fillimi i vitit 2021, si Ministri e Mbrojtjes do të fillojmë të sigurojmë bursa për të rinjtë që studiojnë dhe arsimohen në të ashtuquajturat specialitete kritike – fusha që janë të nevojshme për Armatën dhe mbrojtjen tonë, ndërsa ne nuk kemi mjaftueshëm,” tha ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Takimi i sotëm i përbashkët me ministren e arsimit dhe shkencës Mila Carovska, me studentët që fituan çmime në olimpiada ndërkombëtare në Informatikë.

Në një deklaratë për media, ministrja Shekerinska shtoi se “bursa do të mbulojë të gjitha vitet e studimit, me kushtin e vetëm që kandidatët të ndërmarrin obligim pas diplomimit për t’u punësuar në favor të Mbrojtjes dhe Armatës, e cila do të krijojë një sistem më të mirë të mbrojtjes, Armatë më funksionale dhe do të ketë çka të ofrojë për disa prej strukturave të komandës së NATO-s“.

Bursa do të jetë e destinuar për ciklin e parë të studimeve akademike. Shuma e bursës mujore do të shkojë nga 45 në 70 përqind të pagës mesatare mujore neto të paguar në vend në tre muajt e fundit, në varësi të vitit akademik të studentit. Ajo do të paguhet 12 muaj në vit, ndërsa janë paraparë edhe kompensime dhe shpërblime në të holla. Përveç kompensimit të shkollimit, gjegjësisht participimit, bursistët do të marrin gjithashtu kompensim për blerjen e materialeve shkollore, kompensim për blerjen e materialeve për tezën e diplomës, një shpërblim në para për përfundimin e vitit të studimit në afatet e rregullta të provimeve.

Pas përfundimit të studimeve, bursistët do të pranohen për shërbim në Armatë, në përputhje me rregulloret e Ligjit për Shërbim, pa shpallur njoftim publik, përmes lidhjes së kontratës për punësim.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail