Takim i ministres së Mbrojtjes Shekerinska me homologun rumun Gabriel Beniamin Lesh: Rumunia gjithmonë do të jetë mik dhe aleat i besueshëm

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, u takua sot me homologun e saj rumun, ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Gabriel Benjamin Lesh, i cili qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ministrja Shekerinska tha pas takimit se Rumania ka dëshmuar mbështetjen për qëllimin tonë strategjik – anëtarësimin në NATO, pasi ajo ka përfunduar ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në NATO në një procedurë të shpejtë dhe e ka njohur vendin tonë si partner dhe aleat i cili ka kapacitete dhe njohuri për të kontribuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e të gjitha vendeve anëtare të Aleancës.

-       Mirëpo mbështetja e Rumanisë nuk ka qenë kurrë vetëm lidhur me NATO-n, por Qeveria Rumune ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të qëllimit tonë strategjik, të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur dhe unë do të doja të falënderoja në emër të Qeverisë sonë për atë mbështetje dhe të themi se në tetor presim të njëjtën gjë me optimizëm të shtuar dhe ambicie të shtuar – tha Shekerinska.

Ajo e vlerësoi bashkëpunimin midis dy ushtrive si të shkëlqyeshme dhe njoftoi bashkëpunimin shtesë në tre fusha – transferimin e përvojës rumune në misionet e udhëhequra nga BE në Afrikë, pastaj në modernizimin përmes kontratave qeveri me qeveri, dhe një segment të tretë dhe shumë të rëndësishëm jo vetëm për Armatën por edhe për ekonominë tonë, që është përvoja e Rumanisë dhe kompanive rumune në paraqitjen para partnerëve të NATO-s në tregjet e vendeve anëtare të NATO-s, sepse anëtarësimi në NATO nuk është vetëm siguri por edhe mundësi ekonomike.

Shekerinska veçoi simbolikën e sotme, përvjetorin e sulmit terrorist të Neë York-ut, kur Aleatët aktivizuan nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit.

-       Ne e mirëpresim ministrin pikërisht kur shënohen 18 vjet nga ngjarjet në Neë York që shënojnë për herë të parë që nga ekzistimi i NATO-s aktivizohet neni 5 i Traktatit të Uashingtonit dhe kur aleatët dhe anëtarët e NATO-s kanë pranuar se “Sulmi ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve. Se siguria e njërit është e rëndësishme për të gjithë “. Ne, si pjesë e Ballkanit, e dimë se kjo është e vërtetë, se nuk mund të ketë jostabilitet në fqinjësi, dhe që ne të jemi prosperues dhe të sigurtë të dy vendet do të vazhdojmë të me një elan më të madh, tashmë si aleatë që jetojnë të njëjtat ideale dhe ide, lirinë, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë, por edhe e kontinentit tonë – tha ministrja.

Ministri rumun Gabriel Benjamin Lash përcolli urimet për hapat e suksesshëm drejt anëtarësimit në NATO dhe nënvizoi se Rumania gjithmonë do të jetë një mik dhe aleat i besueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

„ Rumania ju përcjell urime më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe për faktin që keni përmbushur me sukses hapat për t’u anëtarësuar në NATO, aleanca më e fortë ushtarake politike në historinë botërore në të cilën së shpejti do të bëheni anëtar i 30-të me të drejta të plota që me siguri do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë së rajonit ballkanik. Unë gjithashtu ju siguroj në këtë mënyrë që vendi im do të jetë gjithnjë miku juaj dhe aleat i besueshëm. – tha Benjamin – Lesh.

Ai tha se Rumania ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet e integrimit euro-atlantik të vendit tonë dhe shprehu kënaqësi për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në sektorin e mbrojtjes.

Dy vendet kanë bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes që nga viti 1998, kur u nënshkrua Marrëveshje e Bashkëpunimit Ushtarak. Që atëherë, janë mbajtur një numër i madh takimesh të niveleve të larta, trajnime të përbashkëta, kurse, ushtrime dhe takime ekspertësh.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail