Ministrja Shekerinska në Kabul vizitoi paqeruajtësit maqedonas përgjegjës për sigurinë e komandës kryesore të misionit “Mbështetje e Vendosur”


Ministrja Shekerinska vazhdoi vizitën e saj tek kontigjentit maqedonas në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan duke vizituar paqeruajtësit maqedonas të cilët janë përgjegjës për sigurinë e komandës kryesore të këtij misioni, të vendosur në Kabul.

„Shkathtësitë tuaja, aftësitë tuaja dhe shembulli që kolegët tuaj deri tani e kanë dhënë si ju tani, është arsyeja pse kontigjenti maqedonas në komandën kryesore është përgjegjës për këtë detyrë të vështirë dhe të përgjegjshme – sigurinë e komandës”, porositi ministrja Shekerinska paqeruajtësit maqedonas të vendosur në komandën kryesore të misionit “Mbështetjes e Vendosur”.

Shekerinska shtoi se Maqedonia dhe ARM-ja janë krenarë për paqeruajtësit e tyre dhe se në fund të ndërimit presim të gjithë të ktheheni të shëndetshëm dhe të gjallë e më të pasur për një përvojë të re të madhe në Maqedoni. Ajo tha se vendin nga ku u larguan disa muaj më parë po ecën në drejtimin e duhur, procesin e ratifikimit të protokollit të pranimit në NATO.

„ Maqedonia do të jetë në tryezën në të cilën NATO merr vendimet, besoj se merita më dhe kontributi më i madh është i juaji,” tha ministrja.

Në komandën e misionit, Shekerinska pati takime me Komandantin e “Mbështetjes së Vendosur”, gjeneralin amerikan Austin Scott Miller dhe përfaqësuesin e lartë civil të NATO-s në Afganistan, Cornelius Zimmermann.

„Maqedonia është e përkushtuar në krijimin e vlerave demokratike në nivel global dhe për këtë arsye ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e NATO-s për një jetë më të mirë të qytetarëve të Afganistanit”, tha ministrja në takim. Ajo shtoi se rritja e kontigjentit maqedonas në “Mbështetjen e Vendosur” me 20% këtë vit është dëshmi e angazhimit të qeverisë për të kontribuar në mbështetjen e paqes. “Aleanca e NATO-s e njohu këtë angazhim, si dhe politikat e reja në Maqedoni dhe në Samitin në Bruksel e ftoi vendin tonë të jetë shteti i tridhjetë anëtar”, tha Shekerinska.

Paralelisht me forcimin e vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe lirive në Maqedoni, zhvillimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë është intensivisht i përfshirë, shtoi ministrja dhe informoi për rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe obligimin e ndërmarrë për rritjen e tij në vazhdimësi deri në 2% të prodhimit të brendshëm bruto.

Gjenerali Miller falenderoi për pjesëmarrjen e trupave maqedonas në misionet e NATO-s në Afganistan dhe theksoi se paqeruajtësit e ARM-së janë ushtarë të guximshëm, të vendosur dhe profesionistë që qëndrojnë pranë të gjithë aleatëve. ARM ka treguar se ka kapacitet të jetë një ushtri e një vendi anëtar të NATO-s, tha Miller.

Përfaqësuesi i lartë civil i NATO-s, Zimmerman tha se kontributi i paqeruajtësve maqedonas në Afganistan është shumë i vlerësuar dhe shprehu shpresë se Maqedonia do të bashkohet me Aleancën si vend ii 30 –të anëtar i saj.

Shekerinska, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm Nuredini dhe deputetët – Frosina Remenski, Trajço Dimkov dhe Rexhail Ismaili, do të takohen edhe një herë me paqeruajtësit maqedonas në Kabul, në një takim jozyrtar.

Kjo është vizita e parë e ministrit të Mbrojtjes tek paqeruajtësit e ARM-së që nga viti 2013.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail