Ministrja Shekerinska nga kazerma në Kërçovë: Kemi future vendin në NATO, kemi siguruar kushte më të mira dhe paga më të larta, kemi përmirësuar barazinë gjinore

Në periudhën e kaluar, ne kemi investuar në dy fronte në Armatë- njëri ishte anëtarësimi në NATO, tjetri ishte përmirësimi i kushteve të punës dhe jetesës në Armatë. Të gjitha pagat janë rritur për më shumë se pesëdhjetë përqind, kemi siguruar uniforma dhe çizme të reja menjëherë, gjë që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Armatës sonë. Siguruam modernizimin e parë me automjete të blinduara dhe makineritë inxhinierike dhe e bëmë Ministrinë institucionin më transparent në të gjithë vendin. Këtë e theksoi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska gjatë vizitës së sotme në kazermën e Kërçovës “Çede Filipovski – Dame”, ku ajo u informua për një temë që, sipas saj, është e rëndësishme për të dhe Qeverinë – të drejta të barabarta midis burrave dhe grave në Armatë.
„Armata jonë është Armatë e të gjithë qytetarëve të vendit dhe kjo është arsyeja pse duhet të marrë parasysh barazinë midis burrave dhe grave. Jam e kënaqur që vitet e fundit kemi rritur seriozisht numrin e grave oficerë. “Numri i kolonelëve në Armatë është trefishuar, dhe kemi rritur edhe numrin e vajzave të regjistruara në Akademinë Ushtarake.”

Shekerinska porosity që kjo nënkupton krijimin e një rinie që do të ishte me të vërtetë rinia e NATO-s dhe shtoi se si rezultat i këtij investimi, një prej kadeteve tanë u shpërblye si kadetja më e mirë e huaj në Akademinë Ushtarake në Austri.

„Vlen të investohet në gra, ia vlen të investohet tek grate edhe në Ushtri. Në mbledhjen e sotme, ne konfirmuam se si një shtet anëtar i NATO-s, kemi shumë për të ofruar. “Për herë të parë, ne jemi duke bërë një plan shtesë për këtë perspektivë gjinore edhe në Armatë edhe në mbrojtje, dhe do të kemi diçka për t’u krenuar para pjesëtareve tona dhe qytetarëve tanë, por edhe para NATO-s”, përfundoi ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail