Ministrja Shekerinska në takime ministrash të mbrojtjes nga Aleanca e NATO-s

Sot, në shtabin e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska merr pjesë në takimet ministrore të Këshillit të Atlantikut të Veriut të Aleancës. Kjo është pjesëmarrja e dytë e ministres në një takim në formatin e ministrave të mbrojtjes pas pjesëmarrjes historike në këtë takim më 13 dhe 14 shkurt të këtij viti, menjëherë pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim dhe marrjes së statusit – vendi i ftuar për anëtarësim në Aleancë.

Ministri Shekerinska në një deklaratë para takimit të parë theksoi se vendi ynë është tashmë i pranishëm në të gjitha takimet e Aleancës dhe se ne jemi duke marrë pjesë aktive me qëndrimet tona.

„Pjesëmarrja jonë në këto takime rrit fuqinë tonë, forcën tonë dhe rëndësinë tonë si shtet, dhe u jep qytetarëve siguri më të madhe dhe shanse më të mëdha për rritje ekonomike”, tha ministrja.

Në kontekst të procesit të ratifikimit që pritet të përfundojë në takimin ministror në dhjetor, ministrja shprehu kënaqësinë që megjithëse është i vështirë dhe i komplikuar, në rastin e Maqedonisë Veriore lëviz shumë shpejt dhe me efikasitet, pa probleme dhe vonesa.

„Sot unë jam këtu si përfaqësuese e një vendi që është në procesin e ratifikimit, por edhe fakti që 19 shtete anëtare kanë përfunduar procesin e ratifikimit për një periudhë shumë të shkurtër kohore, tregoi sinjalin politik. Ne mendojmë se duhet të bëhemi së shpejti një shtet anëtar, dhe për këtë kemi bindur anëtarët e tjerë të Aleancës,” theksoi ministrja.

Shekerinska theksoi se takimi dy-ditor i ministrave do të diskutojë çështje të lidhura me sigurinë që prekin vendet e NATO-s, por edhe në një kontekst global. Këto, tha ministrja, janë tema si pika të nxehta në mbarë botën, por edhe marrëdhëniet me Rusinë, marrëdhëniet brenda Aleancës në drejtim të ndarjes së fondeve për mbrojtjen.

Shekerinska sot do të mbajë takime të ndara bilaterale në margjinat e takimit me homologët – ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail