Ministrja Shekerinska hapi seminarin “Relacionet legjislative në mbrojtje“

Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska të enjten, në Komandën e Bashkuar Operative të Armatës në kazermat “Boro Menkov” në Kumanovë, hapi seminarin mbi “Relacionet legjislative në mbrojtje” të organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e Bashkëpunimit në Mbrojtje e SHBA-së.

Në hapjen e seminarit, ministrja Shekerinska theksoi rëndësinë e harmonizimit të rregullave ligjore në periudhën e anëtarësimit në Aleancë, si dhe adresimin e sfidave dhe pritjeve për Ministrinë dhe Armatën si shteti i 30-të anëtar i Aleancës.

Pjesëmarrësit e hapjes u pritën gjithashtu nga komandanti i Komandës së Bashkuar Operative, gjenerali Pavle Arsoski dhe u.d. Ambasadorja e SHBA-së, Micaela Schëeitzer-Bloom.

Në seminarin, i cili do të mbahet këtë javë, do të ligjerojë një ekip i Shkollës Pasuniversitare të Marinës së SHBA-së, ndërsa pjesëmarrës janë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe Sekretariatit për Legjislacion dhe deputetë të Komitetit të Mbrojtjes të Kuvendit.

Në ditën e parë të seminarit, pjesëmarrësit bënë një vizitë të njësive në kazermat e Kumanovës dhe gjithashtu patën një drekë ushtarake me ushtarët e Komandës së Bashkuar Operacioneve.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail