Vizitë e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës ushtarëve në Afganistan

Zëvendës ministri i mbrojtjes Bekim Maksuti së bashku me sekretarin shtetëror Dragan Nikoliq  dhe me komandantin e Komandës së Bashkuar Operative, gjeneralin Pavle Arsovski, sot në Kabul të Afganistanit vizitojnë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë misionit të kryesuar nga NATO “Resolute Support”.

Delegacioni i kryesuar nga zëvendës ministri i mbrojtjes në mëngjes u takua me pjesëtarët e dy kontingjenteve të Armatës sonë të cilat janë pjesë e Komandës së Trajnimit, Këshillimit dhe Asistencës – Kryeqytet dhe Komandë së Trajnimit, Këshillimit dhe Asistencës – Veri,si dhe përfaqësuesin më të vjetër kombëtar, kolonelin Lupço Jovanovski.

Në këtë takim pjesëtarët e kontingjentit, zëvendës ministrin e mbrojtjes e njoftuan me detyrat dhe aktivitetet e tyre në Afganistan, ndërsa ai iu falenderua për profesionalizmin e dëshmuar dhe për përkushtimin në realizimin e detyrave, ku janë dëshmuar si partner kredibil i aleatëve të NATO-s dhe si ambasadorë të cilët në masë të madhe i ndihmojnë vendit të bëhet anëtare e 30 e Aleancës.

Zëvendës ministri u takua edhe me komandantin e KOSA-s, gjeneralin e brigadave Jashar Dilber, ndërsa përmes video lidhjes bisedoi edhe me komandantin e Komandës për Trajnim, Këshillim dhe Asistencë – Veri, gjeneralin gjerman të brigadave, Gerhard Ernst Peter Klafus. Zëvendës ministri i mbrojtjes iu falenderua për mbështetjen ndaj ushtarëve tanë, ndërsa gjeneralët shprehën kënaqësinë nga profesionalizmi, shkathtësia dhe përkushtimi i pjesëtarëve të Armatës në realizimin e detyrave, të cilat janë trajnimi dhe asistenca ndaj forcave afgane. Zëvendës ministri i mbrojtjes zhvilloi takim edhe me gjeneralin e brigadave Husain Kanbur, komandantin e aeroportit ndërkombëtar të Kabulit, “Hamid Karzai”.

Në orët e pasdites, delegacioni u takua me ushtarët përgjegjës për sigurinë e komandës supreme të misionit “Resolute Support” në Kabul, me zëvendës komandantin e misionit, gjeneralin Salvatore Kamporale dhe me përfaqësuesin më të lartë civil të NATO-s, Nikolas Kei. Nga ana e tyre u shpreh mirënjohje për kontingjentin tonë për përkushtimin në realizimin e detyrave, si dhe për kontributin që ushtarët tanë e japin në fuqizimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë jo vetëm në Afganistan, por edhe më gjerë.

Kontributi në operacionet ndërkombëtare për mbështetjen dhe ruajtjen e paqes është përcaktim strategjik dhe prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë është pjesë e misionit të NATO-s në Afganistan që nga viti 2002. Në kuadër të misionit të atëhershëm ISAF, ndërsa që nga viti 2015 edhe në kuadër të misionit “Resulute Support”, Armata jonë merr pjesë me rreth 3.000 pjesëtarë. Për momentin në operacionin “Resolute Support” janë të vendosur 43 pjesëtarë dhe 4 pjesëtare të ARMV edhe atë në kuadër të komandës së kryeqytetit Kabul në bashkëpunim me forcat e armatosura të Turqisë, te njësia për sigurimin e Komandës Supreme të misionit në Kabul në bashkëpunim me forcat e armatosura të SHBA-së, në ekipin këshilldhënës dhe të asistencës në komandës Veri nën kontingjentin gjerman dhe në kuadër të kontributit të Kartës së Adriatikut.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail