Maqedonia meriton të jetë pjesë e Aleancës së NATO-a: ligjeratë nga Seli Peinter në Akademinë UShtarake

„Besueshmëria dhe guximi janë thelbësore për zgjerimin e Aleancës. Republika e Maqedonisë meriton të jetë pjesë e NATO-s dhe udhëheqësia e shtetit duhet të vazhdojë me aktivitetet për të arritur këtë qëllim“, tha Seli Peinter në ligjeratën e saj në Akademinë Ushtarake, në temë „Samiti i NATO-s në Kardif: Strategjia për zgjerim dhe përvojat nga samitetet e kaluara“.

Me këtë rast ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski, gjatë prezantit të mikes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se Seli Peinter është një figurë e shquar në këtë proces në SHBA, e cila ka punuar në pozita të ndryshme në administratë, në sektorin privat dhe në komunitetin „think tank“, person që ndan përvoja me ne lidhur me disa samite për zgjerim në të kaluara dhe një person që na inkurajon në përpjekjet tona për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO.

Pikërisht në kontekst të ndarjes së përvojave nga samitetet e kaluara, znj. Peinter theksoi se çdo zgjerim i NATO-s deri tani ka paraqitur një lloj sfide dhe se gjatë secilit zgjerim deri tani kanë ekzistuar vende anëtare të cilat kanë patur kundërshtime për to. „Për hyrjen e Polonisë, Çekisë dhe Hungarisë në NATO, në vitin 1999 kishte kundërshtime, rasti i njëjtë ishte edhe me vendet Baltike. Sidoqoftë, zgjerimi ndodhi. Prandaj, të gjithë duhet të jemi të angazhuar dhe të punojmë për të arritur progres dhe të shndrohet samiti i NATO-s në Kardif në një samit zgjerimi“, theksoi Peinter.

Ajo gjithashtu para shefit të SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, zëvendës ministrit dhe sekretarit shtetëror të Ministrisë, dekanit të Akademisë Ushtarake si dhe eprorëve të tjerë të lartë ushtarak, përfaqësuesve të kabineteve të Presidentit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ambasadorëve dhe dhe atasheve ushtarak në vendin tonë, theksoi se vendimet janë politike dhe se ato mund të ndryshohen. „Sfidat ekzistojnë, por udhëheqësit mund të takohen dhe të sjellin vendime të caktuara të ndryshme politike. Ekziston mundësia dhe është me rëndësi që ajo mos të lëshohet“, konkludoi Seli Peinter në ligjeratën e saj.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail