Grupi luftarak i lehtë i këmbësorisë do të jetë kapacitet i yni i NATO-s – fillon trajnimi kolektiv i ushtarëve tanë me një ekip nga Mbretëria e Bashkuar

Sot, Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, së bashku me ambasadoren britanike në vend, Rachel Galloway, vizituan pjesëtarët e Armatës nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë, të cilët nën mentorimin e një ekipi të lëvizshëm për trajnime në Mbretërinë e Bashkuar kryejnë trajnim kolektiv në poligonin ushtarak “Krivollak”.

„ Grupi luftarak i lehtë i këmbësorisë do të jetë kapacitet i ynë i cili do të bëhet kapacitet i NATO-s, bashkë me një grup tjetër strukturash si që janë për shembull forcat speciale” , tha ministrja Shekerinska dhe shtoi se fokusi në vitin 2021 do të vihet pikërisht në këtë njësi e cila është e vendosur në Shtip – sigurimin e stafit të nevojshëm, trajnimin dhe pajisimin në përputhje me standardet e Aleancës.

„Unë jam e bindur se në vitin 2022, Republika e Maqedonisë së Veriut do të sigurojë atë që ajo ka deklaruar si burim të saj të NATO-s dhe detyrimet që ka marrë përsipër si një vend anëtar i NATO-s,” tha Shekerinska.

Ministrja falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të qëndrueshme të dhënë nga Mbretëria e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe theksoi se ajo ndihmoi në procesin e transformimit, në planifikim, dhe tani ndihmon në këto hapa konkretë të trajnimit të strukturave tona kryesore në Armatë.

Ambasadorja Galloway vuri në dukje se prania e ekipit stërvitor të Mbretërisë së Bashkuar nga Batalioni i Parë i Gardës Irlandeze është një vazhdim i mbështetjes së kahershme dhe është një tregues i marrëdhënieve të ngushta dypalëshe të sigurisë midis Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar. Ajo shtoi se poligoni ushtarak “Krivollak” është një kapacitet i shkëlqyeshëm, jo vetëm për vendin tonë, por edhe për partnerët rajonal dhe për NATO-n, dhe se me investime në infrastrukturë, Krivollak ofron “një mundësi të shkëlqyer për partnerët në rajon për të kryer stërvitje komplekse duke përdorur kpacitete të klasit botëror.“

Trajnimi, i mentoruar nga Ekipi Mobil Britanik për Trajnime, filloi në janar 2020 me trajnim individual të 28 ushtarëve profesionistë dhe vazhdoi me trajnimin e shtatë oficerëve nga e njëjta njësi. Është realizuar edhe trajnimi profesional dhe specialist, trajnim kolektiv në nivelin e klasave, dhe për momentin kryhet trajnimi kolektiv i kompanisë së parë të këmbësorisë. Sipas planeve, do të ketë trajnime të përparuara individuale dhe kolektive, ushtrime taktike dhe pjesëmarrje në stërvitjen e madhe “Goditje e Vendosur 21″ vitin e ardhshëm në “Krivollak”.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail