Orkestrat ushtarake të Maqedonisë së Veriut, Greqisë, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Sllovenisë së bashku intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut dhe të NATO-s – koncertin i aleatëve kushtuar Ditës së NATO-s

Në nder të 70 vjetorit të NATO-s, në Filarmoninë Kombëtare në Shkup, orkestrat ushtarake të forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë dhe Republikës së Sllovenisë mbajtën një koncert të përbashkët.

„Me të vërtetë më bën të lumtur që sot në këtë mënyrë mund ta festojmë ditën e NATO-s, por edhe një ditë të dedikuar tashmë ambicieve tona të realizuara me sukses. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku. Jam e bindur se pesë orkestrat ushtarake të Republikës së Maqedonisë sëVeriut, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë dhe Sllovenisë do të përgatitin një ngjarje, jehona e së cilës do të flasë më fort se çdo fjalë”, tha ministrja Shekerinska në fillim të koncertit.

Pjesëtarët e orkestrës së bashkuar filluan koncertin me intonacionin e himneve të NATO-s dhe atdheut tonë, pas së cilës ata vazhduan me kompozime të shquara nga repertori i orkestrave të 5 ushtrive.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail