Personeli ushtarak dhe civil nga Qendra Ushtarake Mjekësore do të punojë edhe në sistemin e shëndetësisë publike

Personeli ushtarak dhe civil me profesion mjekësor, farmaceutik ose dentar nga Qendra Mjekësore Ushtarake do të jetë në gjendje të punojnë për disa orë të caktuara në sistemin e shëndetësisë publike. Kjo është pjesë e ndryshimeve të reja legjislative në Ligjin për Shërbim në Armatë të shpallura sot nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ky do të jetë një kontribut i Armatës për shëndetësinë publike, për pacientët dhe qytetarët, por gjithashtu do të jetë një shans që mjekët e Qendrës Mjekësore Ushtarake të kenë përvojë shtesë dhe të ardhura shtesë – tha ministrja Shekerinska.

„Në këtë mënyrë do të forcojmë kapacitetet sidomos me personelin specialist. Qendra Mjekësore Ushtarake punëson më shumë se 20 specialistë. Kemi një numër shtesë të kolegëve të rinj, të cilët aktualisht janë në specializime dhe ata nuk mund të aplikojnë njohuritë dhe përvojën e tyre mjaftueshëm, nëse punojnë ekskluzivisht për nevojat e Armatës. Në këtë mënyrë, ata gjithashtu do të ndihmojnë në shëndetësinë publike, dhe në ligj gjithashtu kemi paraparë që njerëzit e shëndetësisë publike të jenë në gjendje të marrin pjesë me ta për shembull në disa misione të NATO-s, të cilat janë një injeksion i mirë financiar për buxhetet e tyre familjare,” tha Shekerinska.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se risia ishte në përputhje me Strategjinë e Burimeve Njerëzore të Ministrisë së Shëndetësisë. Strategjia është deri në 2026 dhe do të shtjellojë të gjitha modalitetet për përmirësimin e mëtutjeshëm të gjendjeve në shëndetësi.

Me ndryshimin në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, çdo ekip mjekësh dhe infermierësh do të shfrytëzohet maksimalisht dhe mjekët specialistë do të jenë në gjendje të praktikojnë plotësisht praktikën e tyre. Ky ligj u lejon të gjithë specialistëve të punojnë edhe në institucione shëndetësore ku nuk ka specialistë në fushë të caktuar. Në këtë mënyrë me zhvillimin e specializimit, forcohet edhe personeli, së pari përmes kujdestarisë, dhe më pas edhe përmes futjes në në sistemin “Termini im” shtoi Filipçe.

Ai theksoi se me ndryshimin në Ligjin për Shërbim do të mundësohet që të gjithë punonjësit në QUM të avancojnë ekspertizën e tyre, të përfitojnë më shumë dhe shëndetësia publike të përfitojë me plotësimin me personel ku ka më shumë mungose.

„Kjo Qendër do të jetë më tërheqëse edhe për mjekët e rinj, përveç përgjegjësive të tyre në kuadër të QUM të lidhura me Armatën, do të hapen mundësi shtesë brenda sistemit të NATO-s, por gjithashtu do të gjenden edhe në sistemin e shëndetësisë publike.”- shtoi Filipçe.

Ministrja Shekerinska njoftoi një tjetër risi që parashikon Ligji për Shërbim në Armatë, ndërsa ka të bëjë me civilët në Armatë. Me ndryshimet në ligj, civilët në Armatë do të marrin pagë 10% më të larta, duke i afruar ato me shumat e paguara për personelin ushtarak.

„Me këtë ligj, të gjithë civilët që punojnë në Armatë do të marrin të ardhura shtesë sepse pagat e tyre janë nënvlerësuar prej kohësh. Ne gjithashtu kemi pasur raste kur në QUM të kemi një person me fakultet të mjekësisë, i cili ka mbaruar arsim të lartë, të ketë një pagë më të ulët se personat që punojnë me ta në zyrë, e pësh. janë me me arsim të mesëm të kryer,” sqaroi ministrja.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail