Jolevski – Karpenter: Maqedonia vazhdon të qëndrojë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, SHBA mbështet fuqishëm këtë

Republika e Maqedonisë është fuqishëm e përkushtuar në integrimet euro-atlantike, dhe në këtë ka një mbështetje të drejtpërdrejtë nga vendet anëtare të Aleancës, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkluduan gjatë takimit në Ministri, ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski dhe Majkël Karpenter, Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së.

„Vendi ynë është në Aleancën e NATO-s. Këtë e konfirmon edhe konsensusi i plotë politik dhe mbështetja e lartë nga ana e qytetarëve të Maqedonisë”, tha ministri gjatë takimit. Ai shtoi se aktivitetet e ministrisë, reformat që kanë për qëllim ngritjen e standardit të pjesëtarëve të ARM-së, procesi i modernizimit dhe ndërveprimi i lartë me ushtritë e NATO-s, tregojnë se Maqedonia nuk ndalet dhe vazhdon të jetë e gatshme për hapin e ardhshëm – anëtarësimin në Aleancë. Çdo gjë që bëjmë, tha Jolevski është në favor të anëtarësimit në NATO, por është veçanërisht e rëndësishme për veten tonë, gatishmëria jonë për të qenë garantues i pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial.

Ministri Jolevski theksoi përpjekjet për të promovuar arsimimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të ARM-së, ndërsa njëkohësisht thas se investohet shumë në modernizimin e ushtrisë, një proces i cili është në një fazë të avancuar dhe në përputhje me të gjitha standardet e NATO-s.

Zëvendës Ndihmës i Sekretarit të Mbrojtjes, Karpenter falënderoi Maqedoninë dhe Armatën e saj për rezultatet e shkëlqyera të ushtrisë dhe aftësitë e demonstruara në misionet paqeruajtëse, në veçanti në misionin “Mbështetje e Vendosur” në Afganistan. Karpenter rikonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shprehu shpresën se kjo do të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur. “Ju jeni një partner i dëshirueshëm në misionet paqeruajtëse, në stërvitje dhe trajnime. Ne i dijmë aftësitë tuaja dhe nuk kemi asnjë dyshim që do të jeni pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut ,” shtoi ai.

Gjatë vizitës së tij në Maqedoni, Zëvendës Ndihmësi Karpenter vizitoi Komandën e Operacioneve të Përbashkëta, gjegjësisht Brigadën e 1-rë të Mekanizuar Këmbësorike, ku u njoh me aktivitetet në kufirin jugor lidhur me krizën e emigrantëve. Poashtu vizitoi edhe objektet e Qendrës për Trajniminin e Pilotëve, i vetëm në ofertat nga Evropa Juglindore.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail