Shekerinska për regjistrimin: Është koha të numërohemi, mjaft kemi pritur!

20„Pas dy dekadash, më në fund kemi njohuri, mundësi dhe marrëveshje se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor që nuk duhet ta vonojmë. Regjistrimi i ardhshëm është detyrimi dhe përgjegjësia jonë e përbashkët. “Duhet të shohim se sa jemi, në mënyrë që të krijojmë politika të përshtatshme që do të jenë realiste dhe të bazuara në pasqyrën e vërtetë të shoqërisë maqedonase,” tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në një video adresim për qytetarët.

Shekerinska theksoi se regjistrimi do të tregojë se ku ka më shumë të papunë dhe cila politikë e zhvillimit të punësimit do të japë rezultatet më të mira. Ajo tha se regjistrimi do të ndihmojë në punësimin e të rinjve në mbrojtje dhe zhvillimin e sistemit të menaxhimit të krizave.

„Me të dhënat e duhura do të jemi në gjendje të ripërtërijmë më mirë mbrojtjen. Të tërheqim ushtarë të rinj nga zonat ku kemi më shumë të papunë, për të ndihmuar ata të rinj që të fitojnë mundësitë për avancim në karrierë të ofruara nga profesioni ushtarak. Këto statistika janë gjithashtu thelbësore për zhvillimin e një sistemi më të mirë të menaxhimit të krizave. Numërimi dhe regjistrimi, për shembull, do të na tregojë se sa zjarrfikës duhet të ketë në secilën prej lagjeve tuaja. Të dihet se sa nevojitet në çdo qytet, në çdo komunë. “Vetëm duke ditur sa jemi, ne mund të organizojmë një sistem që do të jetë gjithmonë i plotë dhe i gatshëm për t’ju ndihmuar juve, familjeve tuaja, fqinjëve tuaj,” tha ministrja Shekerinska.

Regjistrimi është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një shans i përbashkët për një zhvillim më të mirë lokal, shtoi Shekerinska dhe porositi- të numërohemi, mjaftë kemi pritur.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail