Ministrja Shekerinska: Ratifikimi i 28 anëtarëve të NATO-s për nëntë muaj është sukses i madh për ne

DSC_1506Njëzet e tetë nga 29 shtete-anëtare praktikisht për nëntë muaj ratifikuan Protokolin për Anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, që paraqet një porosi të fuqishme politike, deklaroi sot ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, e cila përmendi se jemi pothuajse një hap para anëtarësimit të plotë në Aleancë, pasi sot ratifikimi i Protokolit u krye edhe në francë.

„Sot jemi pothuajse një hap drejt anëtarësimit të plotë në NATO, pasi që Kuvendi i Francës ratifikoi Protokolin për aderimin tonë në NATO. Debati në Kuvendin Kombëtar të Francës sot në ora nëntë në mëngjes ishte interesant. Kjo dëshmon se procesi i ratifikimit shkon shpejtë dhe se si shtet kishim të drejtë, ishim ambicioz dhe treguam se këtë anëtarësim e fituam me punë dhe e merituam. Mbetet që ky process të kryhet vetëm edhe në Spanjë. Asnjë vend anëtar nuk pati asnjë dilemë lidhur me anëtarësimin tonë në Aleancë”, deklaroi ministrja Shekerinska.

Ministrja shtoi se pritet që e njëjta porosi të përcillet nga Samiti i NATO-s në Londër, si dhe trajtimi i vendit tonë të jetë de fakto anëtar i Aleancës.

„ Lajmet nga Parisi treguan se si shtet, jemi duke realizuar qëllimet tona strategjike dhe jam e  bindur që ky sukses strategjik do të na japë forcën për të bërë gjëra të tjera,” tha Shekerinska.

Me ratifikimin e sotëm nga Franca, e cila është e 28 nga 29 vendet anëtare të NATO-s, mbetet vetëm ratifikimi i Spanjës, ku për shkak të paqartësisë për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, procesi i ratifikimit do të përfundojë në periudhën që vjen.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail