Norvegjia reagon ashpër ndaj akuzave të rreme kundër ekipit kirurgjik maqedonas i cili trajnohet për mision me ekspertë norvegjez

Pas artikujve në disa portale ku denigrohet  ekipi kirurgjik maqedonas që trajnohet me ekspertë norvegjez për mision në Afganistan, atasheu norvegjez Egil Daltueit i dërgoi një deklaratë zyrtare Ministrisë së Mbrojtjes duke shprehur një reagim të ashpër ndaj gënjeshtrave të botuara. Deklaratën e përcjellim të plotë:

 

Deklaratë.pdf 

Deklaratë në lidhje me ekipin kirurgjik maqedonas që aktualisht trajnohet në Norvegji

Atasheu i Mbrojtjes i Mbretërisë së Norvegjisë shpreh shqetësim në lidhje me praninë e akuzave të rreme në disa portale maqedonase kundër ekipit kirurgjik maqedonas që po trajnohet aktualisht në Norvegji.

Si një anëtare e NATO-s, Republikës së Maqedonisë së Veriut i janë dhënë detyrime të sigurojë aftësi të ndryshme për aleancën. Kjo u diskutua nga ministrja juaj e Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm në një takim me Presidentin Pendarovski në 11 Shtator 2020. Një nga aftësitë e nevojshme është ekipi i kirurgjisë në terren, me çrast u diskutua se si ta zhvilloni këtë aftësi sipas standardeve më të larta të NATO-s, pas së cilës u vendos se si ta zhvilloni këtë aftësi për armatën tuaj. Më vonë atë ditë, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe gjenerali Vasko Gjurçinovski zyrtarisht më pyetën nëse Mbretëria e Norvegjisë ishte e gatshme të trajnonte një ekip kirurgjik maqedonas dhe ta integronte atë në një spital për terren të udhëhequr nga Norvegjia në Kabul si pjesë e Operacionit “Mbështetje e Vendosur”. në kuadër të Misionit të NATO-s Afganistan.

Ekipi arriti në Norvegji më 15 janar 2021. Unë personalisht isha i pranishëm për t’i përshëndetur dhe mirëpritur ata së bashku me përfaqësuesit e Shërbimit të Përbashkët Mjekësor Ushtarak Norvegjez, drejtuesit e spitalit për terren dhe ambasadorin maqedonas në Mbretërinë e Norvegjisë. Përshtypja ime për secilin anëtar të ekipit bazuar në takimin tonë ishte shumë pozitive.

Pas detyrimit që të futeshin në karantinë dhjetë ditë pas mbërritjes në Norvegji, ekipi u trajnua me homologët e tyre norvegjezë me të cilët do të vendosen së bashku në Afganistan. Trajnimi kryhet nga Shërbimi i Përbashkët Mjekësor Ushtarak Norvegjez, dhe metodologjia dhe cilësia e trajnimit janë të tilla që shumë prej aleatëve kryesorë të NATO-s deri më tani kanë dërguar dhe akoma dërgojnë ekipet e tyre në Norvegji për të marrë pjesë në këtë lloj trajnimi. Me pak fjalë, ata janë trajnuar nga ekspertë liderë të botës në kirurgjinë e traumës. Ekipi kirurgjik norvegjez me të cilin do të vendosen së bashku janë profesionistë të lartë të klasit botëror të mjekësisë.

Norvegjia ka pranuar detyrën për trajnimin e ekipit maqedonas bazuar në bashkëpunimin e ngushtë afatgjatë me forcat tuaja të armatosura në fushën e mjekësisë ushtarake. Më parë, në shtatë raste, ekipet mjekësore nga vendi juaj ishin vendosur me ne në Afganistan. Si një shembull i profesionalizmit të treguar nga stafi juaj, një prej mjekëve maqedonas iu nda një medalje prestigjioze norvegjeze për shpëtimin e jetës së ushtarëve norvegjezë të plagosur aq rëndë dhe për të cilët nuk kishte shumë shpresë për të mbijetuar.

Është e natyrshme që një ekip i rekrutuar për të vendosur bazën e aftësive të ekipeve kirurgjikale në terren në Forcat e Armatosura të Maqedonisë së Veriut, nuk është 100% i gatshëm në fillim të trajnimit. As skuadra norvegjeze nuk është 100% e gatshme, kështu që të dy ekipet kalojnë trajnime të përbashkëta shumë komplekse. Gjatë trajnimit trajtojmë pjesëtarët tuaj, burra dhe gra, njëjtë si pjesëtarët tanë. Ne i kemi dhënë ekipit tuaj të njëjtat privilegje si ekipit tonë, përfshirë vaksinimin kundër Covid-19 për të gjithë këtë javë.

Pas trajnimit, nuk është lëshuar asnjë ankesë zyrtare nga pala norvegjeze kundër ndonjërit prej gjashtë pjesëtarëve të ekipit maqedonas, as kundër ekipit në tërësi. Sigurisht, gjatë trajnimit, janë identifikuar disa  fusha për përmirësim në të dy ekipet, dhe në të gjithë individët. Sigurisht, janë dhanë udhëzime shumë të qarta në lidhje me fushat në të cilat kërkohet përmirësim. Si rezultat, pamë që anëtarët e ekipit tuaj i morën komentet me shumë seriozitet dhe punuan shumë për të arritur standardin botëror për të cilin insistojnë trajnuesit.

Si përfundim, nuk ka ankesa kundër ekipit kirurgjik të Mmaqedonas, as kundër ndonjë prej anëtarëve të ekipit nga Mbretëria e Norvegjisë. Ne nuk kemi kërkuar që ekipi ose anëtarët e ekipit të tërhiqen. Përkundrazi, komandanti i spitalit për terren, nënkolonel Bent Anders Salberg, më siguron se ai dhe stafi i tij kanë besim të plotë në secilin anëtar të ekipit maqedonas dhe presin që të shërbejnë krah për krah me ta në këtë mision kompleks. Si komandant, ai do të caktojë detyra për të gjithë spitalin, duke përdorur secilin ekip dhe secilin individ në përputhje me aftësitë e tyre. Për më tepër, trajnimi dhe ndërtimi i përvojave në ekipin tuaj do të vazhdojë, pas së cilës ata do të kthehen në Maqedoninë e Veriut me aftësi që nuk i kishin më parë.

Me respekt,

Nënkolonel Egil Daltueit

Atasheu i Mbrojtjes i Mbretërisë së Norvegjisë

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail