Shekerinska: Jam e bindur se anëtarësimi ynë në NATO do të jetë një puhi shtesë në velat e planeve tona drejt BE-së

Nën moton „ Dy liqene – dy synime strategjike – BE dhe NATO” në nder të Ditës së Pavarësisë, sot në ortganizim të Ministrisë së Mbrojtjes u realizua ngjitje në malin Galiçicë. Në ngjitje morri pjesë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska së bashku me pjesëtarë të Armatës, anëtarë të qeverisë, ambasadorë, atashe mbrojtës dhe kryetarë komunash.

Pas mbërritjes në majen Lako Signoj, nga ku mund të shihen edhe liqenet e Prespës dhe të Ohrit, ministrja Shekerinska tha se peizazhi i bukur ka një simbolikë – pamja drejtohet drejt dy qëllimeve strategjike, anëtarësimit në BE dhe NATO.

„Donim që sot, me rastin e Ditës së Pavarësisë, të jemi simbolikë në këtë kulm, të tregojmë se shikimi ynë është i drejtuar në dy qëllimet strategjike, drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Dy vjet më parë kur Ministria e Mbrojtjes organizoi për herë të parë një marshim të tillë, këtë e bëmë në Krushevë dhe qëllimi ynë ishte të thoshim që nëse e dini se cili është qëllimi juaj i përbashkët, nëse dini si të organizoni, nëse jeni mjaft të durueshëm dhe këmbëngulës, nëse nuk hiqni dorë nga rruga, edhe këto maje nuk janë të paarritshme,” tha Shekerinska.

Ajo shtoi se atëherë anëtarësimi në NATO dukej dicka e paaritshme, në një periudhë kur dilnim prej një krize politike, por tani, dy vjet më pas anëtarësimi është në prag.

„Praktikisht na ndajnë javë apo disa muaj deri nbë anëtarësim. Me të njëjtën simbolikë, me të njëjtën forcë, me të njëjtën energji, me të njëjtën këmbëngulje dhe dije, tani kthehemi edhe kah qëllimi ynë i dytë strategjik, e ky është fillimi i negociatave me BE-në. Ashtu si pamja e dy liqejve lë pa frymë, ashtu ndoshta do na lëjë pa frymë edhe puna në këto dy qëllime strategjike. Janë të vështira, por kënaqësia dhe rezultatet janë mbreslënëse. Me rastin e kësaj dite të pavarësisë dëshirojmë të dërgojmë drejt të gjithë atdheut tonë se puna paguhet, se energjia, investimi, këmbëngulësia kthehen me rezultate. Jam e bindur se anëtarësimi ynë në NATO do të jetë një puhi shtesë në velat e planeve tona drejt BE-së.” tha Shekerinska.

Ambasadorja amerikane Kate Burns tha se ngjarja e sotme është një mundësi e mirë që BE dhe NATO të tregojnë mbështetje për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ambasadori francez Timonie tha se ngjitja ishte një simbol i paqes, shpresës dhe punës së përbashkët për të ardhmen, dhe ambasadori sllovak Henrik Markush shprehu shpresë se vendi do të arrijë të ketë sukses në “ngjitjen” drejt BE këtë vit. Në turneun malor morri pjesë edhe kreu i zyrës së NATO-s, Zoran Jankoviq, i cili tha se Maqedonia e Veriut hapi të gjitha dyert drejt NATO-s dhe BE-së dhe së shpejti do të jetë anëtari i 30-të i Aleancës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail