Inxhinierë nga ushtritë e Maqedonisë së Veriut dhe SHBA filluan përgatitjen e poligonit Krivollak për stërvitjen “Goditje e Vendosur 21”

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm Azim Nuredin, së bashku me atasheun e mbrojtjes të SHBA-së kolonel Pit Rauel, sot morën pjesë në fillimin e punës së përbashkët të pjesëtarëve të njësive inxhinierike të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, të cilat në 30 ditët e ardhshme do të përgatisin terrenin në Poligonin për stërvitjen ndërkombëtare “Goditje e Vendosur 21”e cila do të fillojë në mes të muajit të ardhshëm.

190 pjesëtarë të Batalionit të 15-të Inxhinierik të SHBA-së me 200 makina inxhinierike, automjete dhe pajisje mbërritën në Krivollak dhe së bashku me 120 inxhinierë të Armatës së Maqedonisë së Veriut do të punojnë në infrastrukturën rrugore të poligonit, ndërtimin e një poligoni me objektiva të lëvizshëm për automjete blinduara dhe pistë për ngritje- ulje për dronët, si dhe do të ngritet një depo për ruajtjen e objektivave.

Njësitë inxhinierike nga Armata e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë pastruar në mënyrë të pavarur 33 km rrugë të reja për lidhje më të mirë dhe kalueshmëri të poligonit, dhe së bashku me inxhinierët Amerikanë do të vazhdojnë të punojnë në infrastrukturën rrugore, rindërtimin dhe rritjen e kapacitetit të observatorit Xhidimirci, hapjen e rrugës deri në hyrjen veriore të poligonit.

Stërvitja ndërkombëtara Goditje e Vendosur 21”në Krivolak do të fillojë në 17 maj dhe do të zgjasë deri më 2 qershor, me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të ushtrive të Maqedonisë së Veriut, SHBA-së, Bullgarisë dhe Greqisë.

Ministrja Shekerinska dhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm Nuredin sot shfrytëzuan vizitën e tyre në Krivollak për t’u takuar me pjesëtarët e Armatës të cilët ndjekin një kurs për nënoficerë në Krivollak. Pas përfundimit të këtij trajnimi, pas 11 vitesh Armata do të forcojë radhët e saj me brezin e parë me 120 nënoficerë të rinj.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail