Ministrja Shekerinska në Krushevë me rastin e Ditës së Republikës – 2 gushtit, Ilinden

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska udhëhoqën një delegacion të Qeverisë sot në Krushevë me rastin e Ditës së Republikës – 2 gushtit, Ilinden, e cila këtë vit festohet nën moton “Fitore për të gjithë”.

Me rastin e festës Kombëtare Ilinden, ministrja Shekerinska e shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski vendosën kurora me lule në varrin e Nikolla Karevit në “Maqedonium”, monumentin e heronjve në lokacionin Sliva dhe në monumentin për mbrojtësit e Republikës së Krushevës në Meçkin Kamen.

„Me krenari u përkula në monumentet e Ilindenit në Krushevë – në varrin e Nikolla Karevit në Maqedonium, monumentin e 40 heronjve dhe në Meçkin Kamen. Sot ne festojmë heronjtë e Ilindenit që luftuan për liri dhe ata pas tyre që luftuan për shtetësi! Unë përkulem me krenari sepse ne kemi përmbushur premtimin e brezit tonë – një shtet i pavarur dhe i lirë, sot anëtar i NATO-s, i njohur dhe i barabartë me më të fuqishmit, në rrugën e sigurtë drejt anëtarësimit në BE. Ky është borxhi ynë ndaj paraardhësve tanë dhe ne nuk do të heqim dorë! Gëzuar Ditën e Republikës! ”lexon urimi i ministres Shekerinska me rastin e Ditës së Republikës.

facebooktwittergoogle_plusredditpinterestlinkedintumblrmail